Milan s’gjen qetësi, duan sërish t’i marrin Bonucci-n

23/12/2017 18:45

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat në lidhje me të ardhmen e Leonardo Bonuccit. Mbrojtësi italian po përflitet për një largim të mundshëm nga Milani me destinacion Premier League angleze dhe klubet qe janë rishfaqur në horizont janë pikërisht Chelsea dhe Manchester City me këtë të fundit që është vënë në ndjekje të qendërmbrojtësit prej 18 muajsh

Vetë trajneri Guardiola ka konfirmuar mundësinë që Citizenst të ndërhyjnë në merkaton e transferimeve të muajit janar dhe Bonucci është një prej futbollistëve që kanë profilin ideal për sistemin e lojës së trajnerit katalanas. Impakti i Bonuccit te Milanit nuk ka qenë ai që pritej. I ardhur me bujë në muajt e verës, italiani ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e skuadrës, ka qenë një protagonist negativ në pjesën e parë të sezonit dhe kjo ka bërë që të ndizen zërat e merkatos duke qenë se futbollisti kërkon të luajë ende në nivele të larta, ndërkohë që aftësitë e tij vazhdojnë të vlerësohen në maksimum nga disa klube evropiane.

“do të bëjmë një tentativë, por nuk e di nëse do të jemi në gjendje që të blejmë një mbrojtës të ri në merkato sepse merkatoja dimërore nuk është si ajo e verës”, tha Guardiola. “Për më tepër, çdo gjë do të varet edhe nga çmimi i lojtarit, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Top Channel