“Onufri”, ekspozita e artistëve nga 6 vende në galerinë e arteve

20/12/2017 15:14

10 artistë nga 6 vende të botës kanë krijuar përmes veprave të tyre një itinerar ekspozues në dhomat e Galerisë Kombëtare të Arteve, në edicionin e 23 të konkursit Onufri.

“Qëllimi im primar ishte ai që të qëndroja në Tiranë, në Shqipëri e në të njëjtën kohë në botë. Të sillja copëza të vogla të botës këtu në Tiranë e të ndërtoja me 10 artistë ndërkombëtare, duke barazpeshuar edhe prezencën e shumë artistëve shqiptare, sepse ky është vendi i artistëve të mëdhenj që me shumë mundësi mbyllen brenda një sistemi, por potencialet në këtë vend janë të pakufishme”, tha Gaetano Centrone, kurator.

Emëruesi i përbashkët i artistëve është koha, në kontekstin e saj social e kulturor. Është koha ajo që krijon tablonë e gjerë të historisë së një vendi apo shoqërie, një fije që ngjit historitë personale duke krijuar kujtesën kolektive.

“Qëllimi im nuk ishte që të vija këtu e të bëja një ekspozitë politikë. Doja të kapja historitë e vogla, brenda historisë së madhe. Nuk jam i pari e as do të jem i fundit që do të punoj mbi konceptin e kohës. Pikërisht mënyra se si funksionon koha krijon memorien. Kjo është kujtesa, është kujtesa jonë kolektive, një konstrukt i strukturës intelektuale”, vijon ai.

Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Leonard Qylafi, Perino e Vele, Calixto Ramirez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa dhe Fani Zguro jane 10 artistet mes se cileve do te ndahet cmimi i madh Onufri ne fillim te vitit 2018.

Top Channel