Aguero probleme me Guardiolën, Reali është gati

19/12/2017 18:19

Kampionët e mëdhenj i urrejnë zëvendësimet dhe bëjnë pak për të fshehur reagimet e tyre. Fitorja 4-1 e Manchester City me Tottenham është sinjali që skuadra e Guardiolës është makina perfekte e sezonit.

Por pavarësisht rezultatit, nuk ka kaluar pa u vënë re reagimi i argjentinasit Aguero, që flaku me nervozizëm dorezat, në momentin që i la vendin në fushë brazilianit Gabriel Jesus.

Guardiola e minimizoi këtë episod, duke thënë se “të gjithë duan të luajnë dhe Aguero është një top player, por në këtë moment më duhej një më i freskët ”.

Mediat angleze nuk e kanë lënë me kaq, por kanë zbuluar se raporti mes Guadiolës dhe Agueros nuk është më aq idilik. Madje ‘The Sun’ shkruan se Aguero mund të largohet nga Manchester City, për të provuar një sezon te Real Madrid.

Edhe pse Florentino Perez ka thënë se do të investojë për talentin më të madh që është në qarkullim, 29-vjeçari Aguero nuk është një përforcim i keq.

Top Channel