Premier League, Chelsea mund Huddersfield; arrin United në vendin e dytë

12/12/2017 22:55

Chelsea ka arritur të fitojë me lehtësi në transfertë ndaj Huddersfield, në javën e 17 të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi 1-3 falë golave të Bakayoko, Willian dhe Pedro.

Me trepikëshin e radhës, “Blutë” e Londrës arrijnë Manchester United në vendin e dytë të renditjes, me 35 pikë, 11 pikë larg kryesuesve të Manchester City.

Top Channel