Bayern Munchen po forcon diktatin e tij në Bundesligën gjermane. Skuadra bavareze fitoi 1-0 ndaj Eintrachtit dhe e çon në 8 pikë diferencën me Leipzigun që u ndal në barazimin 2-2 në ndeshjen me Mainzin.

Bayern e zgjidhi këtë takim që në pjesën e parë kur shënoi edhe golin e vetëm të kësaj pike duke marrë edhe 3 pikët e radhës në kampionat. Njeriu i ndeshjes për të besuarit e Jup Heynckes u bë Arturo Vidal. Kiliani me një gjuajtje të saktë me kokë në minutën e 19 ishte autori i golit për Bayern Munchen.

Në ndeshjet e tjera të Bundesliga-s, Borusia Dortmund zhytet akoma më thellë në krizën e saj pasi u mposht në fushën e saj në “Signal Iduna Park” nga Werder Bremen 1-2, ndërsa Hamburgu dhe Wolfsburgu e mbyllën ndeshjen mes tyre 0-0.

Top Channel