Pas Argjentinës, Bauzën e shkarkon edhe Arabia Saudite

23/11/2017 01:12

Ka zgjatur vetëm 2 muaj eksperienca e Edgardo Bauzës në stolin e Arabisë Saudite. Pasi u shkarkua nga detyra si trajner i Argjentinës, 59-vjeçari nga Santa Fe ka marrë një tjetër goditje.

Bauza nuk do të jetë më trajneri i Arabisë Saudite dhe nuk do ta drejtojë përfaqësuesen nga Lindja e Mesme. në Botërorin “Rusi 2018”, pasi drejtuesit e federatës së këtij vendi e kanë shkarkuar nga detyra argjentinasin.

Shkak për këtë vendim janë bërë dy humbjet që Arabia Saudite pësoi në miqësoret e muajit nëntor, 3-0 ndaj Portugalisë dhe 1-0 përballë Bullgarisë.

Top Channel