Peruja rrezikon përjashtimin, Italia “gati” për në Rusi

22/11/2017 18:55

Është një hipotezë që ka pak shanse të ndodhë, por mbetet gjithsesi sugjestionuese për kompanitë e basteve.

Eliminimi i Italisë nga botërori zhgënjeu shumë tifozë që prisnin të shikonin formacionin e kaltër në finalet e turneut të verës së ardhshme, por një kërcënim që po merr formë më shumë mbi përjashtimin e Perusë, mund të kthejë Italinë në Botëror.

Sipas shtypit latin, kombëtarja peruane e futbollit e drejtuar nga trajneri Rikardo Gareka do të përjashtohet nëse projektligji i propozuar për të kaluar Federatën në kontroll shtetëror, do të miratohet. Rregullorja e FIFA-s ndalon rreptësisht ndikimin e qeverisë në këtë disiplinë sportive dhe ka qenë e qartë në raste analoge.

Nëse ligji miratohet, Peruja do të përjashtohet dhe në një skenar të tillë, Italia mund të rikthehet në skenë pas eliminimit katastrofik në Play off. “Sisal MatchPoint” e vlerëson me koeficientin 50, atë që tifozët e Italisë e quajnë ëndërr të parealizueshme.

Ndërkohë në renditjen e më të mirëve, Brazili, Franca dhe Gjermania janë favorite për botërorin me koeficientin 6. Pas tyre, finalistja e edicionit të kaluar Argjentina, si dhe kombëtarja spanjolle shihen si pretendente për botërorin rus.

Top Channel