Nuk është as Batman, as Superman, por zbret në “San Siro”…

13/11/2017 19:48

Mbrëmjen e sotme, në atë që cilësohet si ndeshja vendimtare për një biletë në Botërorin “Rusi 2018”, do të jetë padiskutim edhe kapiteni i Milanit Leonardo Bonucci.

Edhe pse me një frakturë jo shumë të rëndë në hundë, të pësuar në ndeshjen e vajtjes në “Friends Arena” të Solnës, mbrojtësi i “axurrëve” nuk mund të mungonte për t’i dhënë një dorë Italisë së Venturës.

Megjithatë, mbrojtësi do të mbajë në fytyrë një maskë speciale mbrojtëse të prodhuar nga “Ortholabsport”, një shoqëri milaneze që operon në sektorin e ortopedisë sportive.

Maska, e cila peshon vetëm 18 gramë, është e përbërë nga fibra karboni, e lehtë dhe e thjeshtë për t’u vendosur, ndërkohë që pjesa e brendshme është e tillë sa për të absorbuar çdo tronditje të mundshme, gjë që i garanton atij lehtësi në kthimin e kokës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel