MPJ: Bisedimet, hap i rëndësishëm për t’i gjetur zgjidhje problemeve

12/11/2017 12:23

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim të përbashkët për shtyp në lidhje me takimin në Kretë.

“Ministrat Bushati dhe Kotzias zhvilluan bisedime më 10-12 nëntor. Bisedimet mes dy ministrave u fokusuan në çështjet e hapura dypalëshe”, lexohet në njoftim.

“Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Bisedimet janë hap i rëndësishëm për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet”, shton njoftimi për shtyp.

Në fund, thuhet se “u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim”.

Top Channel