Kupa e “amatoreve”, Egnatia mund Kukësin, Tërbuni mposht Teutën

13/09/2017 00:00

Janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit të 66 të Kupës së Shqipërisë ku nuk kanë munguar përballjet e emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar, por nuk kanë munguar as surprizat.

Si humbja e Kukësit 1-0 në transfertë me Egnatian, fitorja e Tërbunit përball Teutës, apo fitorja rekord e Laçit 12-0 kundër Sopotit.

Tirana-Besa ka qenë një nga ndeshjet e rëndësishme të kësaj faze ku gjithçka fillon me surprizën e policisë. Pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, ata kanë braktisur stadiumin duke refuzuar të marrin përsipër zhvillimin e ndeshjes pretendimeve të klubit për njoftimet në kohë.

Megjithatë gjendet një zgjidhje emergjente me policinë bashkiake dhe një kompanie private. Loja e Tiranës ishte larg asaj që bëri në finalen e Superkupës. Zhbllokimin i ndeshjes vjen dhe dhuratën që i bën Ilion lika, Perajt që me portë bosh nuk gabon. Gjithsesi brenda 3 minutave Karabeci barazon me një 11m. Në pjesën e dytë situata është e njëjtë, pak diferenca në shumë edhe pse Tirana preson më tepër deri sa gjen golin e avantazhit sërish me Karabecin, por një sukses i tillë nuk mjafton për trajnerin bardheblu, Ze Maria.

“Kjo nuk është skuadra ime. Gjatë një viti ne mund të luajmë një ndeshje të dobët si kjo dhe besoj që kjo ishte e fundit. Tirana është një skuadër me shumë pretendime dhe ka një trajner me po kaq shumë pretendime”, u shpreh Ze Maria.

Ndërkohë tek Besa e Kavajës është rikthyer presidenti Nexhat Bizhdili, i cili në prononcimin e tij të parë, thekson se objektivi i skuadrës së tij do të jetë rikthimi në Superligë, jo kupa.

“I thashë skuadrës luani për qejf. Financat dhe gjithçka është e sigurt për vazhdimësinë e kampionatit, ne do të kthehemi shpejt në Superligë”, u shpreh Bizhdili.

Ndeshjet e kthimit të këtij raundi do të luhen më 27 shtator.

Top Channel