‘Të parët tanë’, 100 mijë vjet më herët, në Marok

08/06/2017 00:00

Ideja se njerëzit modernë u evoluan në një djep të vetëm njerëzimi, në lindje të Afrikës, 200 mijë vjet më parë, duket se është e gabuar.

Kështu sugjerojnë kërkimet e reja, pas zbulimit të fosileve të 5 njerëzve të hershëm në veri të Afrikës, që tregojnë se Homo Sapiensi u shfaq të paktën 100 mijë vjet më herët se sa mendohej deri tani.

Shkencëtart e përfshirë në studim thonë se kjo tregon se specia jonë u zhvillua në të gjithë kontinentin afrikan, dhe jo vetëm në atë që deri dje konsiderohej si kopshti i Edenit.

Fosilet e gjetura së fundmi në zonën “Jebel Irhud”, në Marok, përfshijnë kafka, dhëmbë dhe kocka të gjata. Pas testimit të tyre me teknologjitë më të fundit, u zbulua se ato janë nga 300 000 deri në 350 000 vjeçare dhe kjo ndryshon rrënjësisht njohuritë aktuale për shfaqjen e species “Homo”, species sonë.

Shkëncëtarët thonë se kafkat e gjetura janë thuajse identike me ato të njerëzve modernë dhe veç kësaj, janë gjetur prova se ata përdornin vegla pune prej guri dhe dinin të ndiznin e të kontrollonin zjarrin. Pra, jo vetëm që dukeshin si homo sapiensët, por edhe silleshin si ata.

Ekspertët thonë se zbulimi i fundi përbën një ndryshim thelbësor në atë që besohej deri së fundmi, pasi është e qartë se specia jonë ‘homo sapiens’, jo vetëm që është të paktën 100 000 vjet më e vjetër, por gjithashtu u zhvillua në të gjithë Afrikën dhe jo vetëm në një zonë të izoluar të saj.

Top Channel