Si çdo prag pashkësh në qytetin e Korçës u organizua Panairi i Poçerisë. Të punuara me baltë dhe qeramikë  suvenirët e ndryshme simbol i festës së besimtarëve ortodoksë  janë ekspozuar në këtë panair para  katedrales “Ringjallja e Krishtit”, ndërsa në Pazarin e Vjetër të Korçës është organizuar edhe panairi i artizanatit.

Prej 50 vitesh Bujar Sula e kthen baltën në art.

“Prej 5 dekadash merrem me qeramikën artistike. Është një profesion i tillë ku çdo gjë bëhet me dorë, është artizanale. Ta marrësh baltën nga toka, ta rrisësh si fëmijë dhe të arrish deri këtu, ka shumë vështirësi, por për mua është kënaqësi edhe pse nuk ka ndonjë fitim të madh”, shprehet Bujar Sula.

“Do të shtrihet që nga dita e sotme dhe deri të dielën. Ndërkohë që të dielën do të ketë sërish një tjetër aktivitet te pazari i vjetër, ku do të jepet një koncert mjaft i veçantë”, Larisa Katundi, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Korçë.

Në një traditë të trashëguar ndër breza  suvenirët blihen nga qytetarët si simbol mbarësie. Qyteti i Korçës është një nga qytet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë e cila gjallërohet në periudha festive. 

Top Channel