Shuhet Zana e “Rrugë të Bardha”

29/11/2016 00:00

“Alo Dedë” përdoret edhe sot si batutë mes njerëzve, dhe të gjithë e mbajmë mend punonjësen e postës në filmin “Rrugë të bardha”.

Elida Cangonji ka ndërruar jetë në Francë, pas një sëmundje të rëndë. Mësohet se aktorja vuante prej kohësh nga një formë e leuçemisë akute. Ajo u bë mjaft e njohur me rolin e Zanës në film, ndërkohë që më pas Elida ka punuar si mjeke psikiatër.

Elida ka luajtur dhe në filma të tjerë si “Shtigje lufte”, “Njeriu me top”, “Në fillim të verës”, “Në kufi të dy legjendave” etj.

Top Channel