Studimi i fundit: Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT nuk janë të besueshme për informacion
Policia federale braziliane zbatoi një mandat arresti të lëshuar nga një gjykatë në vend duke venë në pranga në Sao Paolo zv.presidentin e “Facebook”-ut për Amerikën Latine, Diego Dzodan.
Sipas policisë, numri dy i kolosit social, ka penguar hetimin e policisë për marrjen e disa të dhënave nga ‘WhatsApp” të shoqërisë së grupit “Facebook”, të cilësuara të rëndësishme në kuadër të një investigimi kriminal. Forcat e rendit kanë vepruar pas mandatit të një gjykatësi të qytetit Lagartos në shtetin e Sergipes.
Arrestimi i Dzodan, ka ardhur pas një “mungese të përsëritur të urdhrit të gjykatës” për të lejuar dorëzimin e disa të dhënave në kuadër të një hetimi mbi trafikun e lëndëve narkotike, sipas asaj që është bërë e ditur nga policia.
Dzodan, i cili është me kombësi argjentinase, po shkonte në punë në lagjen “Itaim Bibi”, në zonën jugore të qytetit të madh brazilian. Krerët e “Facebook”-ut, nuk kanë dashur për momentin të komentojnë arrestimin e drejtuesit të tyre.
Top Channel