Më 27 korrik “OnePlus” do të prezantojë telefonin e saj të ri inteligjent, ndërsa “PhoneArena” ka publikuar disa foto të këtij smartphone.

Mendohet se ky telefon inteligjent do të ketë procesorin “Snapdragon 810”, i cili është modifikuar për të shmangur mbi nxehjen që ishte raportuar më parë në telefonat “HTC One M9”. Pikërisht kjo ishte arsyeja që “Samsung” vendosi procesorët e saj “Exynos” në “Galaxy S6” dhe “S6 Edge”.

Një tjetër risi e këtij smartphone do të jetë edhe një portë USB Type-C, një teknologji të cilën e kemi parë vetëm te “Macbook e Apple”. Kjo teknologji zëvendëson të gjitha kabllot në një të vetëm i aftë të kryejë disa funksione.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel