Rruga Levan-Fier, riparim për 35 ditë

09/04/2013 00:00

Rruga Fier-Levan eshte aksi me problematik ne rrugen lidhese veçanerisht shume të përdorur gjatë sezonit turistik.

Ky aks eshte vetem 8 kilometra por per vite te tera eshte lene ne nje gjendje teresisht te shkaterruar. Se fundmi drejtoria rajonale e rrugeve nacionale nisi punen per riparimin e ketij aksi me nje fond prej 1 milione dollaresh dhe punimet do zgjasin 35 dite. Drejtuesit e automjeteve qe kalojne cdo dite ne kete aks japin gjykimin e tyre per cilesine e punimeve.

Segmenti rrugor Fier Levan, pjese e aksit rrugor kombetar, ka nje rendesi te madhe pasi lidh bregdetin me pjesen tjeter te vendit.

Dherat bllokojnë rrugen Lushnjë-Ballagat-Peqin

Rrëshkitjet e dherave vazhdojnë të krijojnë probleme në rrethin e Lushnjës sidomos në akset rrugore. Rruga Lushnjë- Ballagat- Peqin është bllokuar totalisht, duke izoluar banorët e këtyre zonave.

Sasi te medha balte kane zene kete rruge duke mos i lene asnje mundesi ketyre banoreve te kalojne ne kete aks. Pjesa me e demtuar eshte ne vendin e quajtiur Shkalla e Garunjasit ku mjetet qe vine nga Lushnja duhet te ndalojne ne kete vend dhe duhet te kalojne ne kembe ne mes te lluces e baltes ne krahun tjeter ku jane mjetet qe te dergojne ne Ballagat e Peqin. E vetmja nderhyrje ne rruge eshte bere nga banoret e zones qe here pas here heqin dherat e rene mbi rruge.

Reshjet sjellin probleme në Bogovë

Reshjet e shiut kanë nxjerrë probleme jo vetëm në tubacionin e ujit pijshëm Bogovë – Berat, por edhe në banesat dhe bizneset e banorëve të komunës Bogovë.

Megjithese e kane bere disa here prezent prane pushtetit lokal dhe qarkut te Berat serisht ky problem qendron i pazgjidhur.

Disa prej shtepi jane demtuar ndjeshem duke i lene banoret ne qiell te hapur. Drejtuesit e komunes thone se nuk kane fonde per te riparuar demet dhe deklaron se ka kerkuar qe tubacioni i ujesjellesit te zhvendoset.

Top Channel