Me fillimin e marsit merr fund edhe bllokimi 7-vjeçar i mjeteve
motorrike të lundrimit. Pas kësaj periudhe disa vjeçare, ku operatorët
turistike kanë qenë të ndaluar të zhvillojnë biznesin e tyre edhe me
sportet e ujit dhe lundrimet në det, për sezonin e kësaj vere ata mund
të investojnë edhe në këtë drejtim.

“Fatmirësisht sot është një lajm i mirë. Nga sot të gjithë liqenet edhe detet shqiptare janë të lira nga efektet bllokuese të këtij Moratoriumi. është e lirë nga kjo verë e gjithë industria bregdetare që të investojë jo vetëm në sportet ujore, por edhe në turizmin detar. Po kështu edhe në zonat liqenore, 7 vjet këto ujëra kanë qenë të ndaluara të përdoreshin nga operatorët turistikë dhe nga gjithë sektori i industrisë së turizmit, gjë që i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm gjithë ekonomisë shqiptare. Dihet që Shqipëria është një vend mesdhetare, një vend bregdetar dhe ku shpresa e zhvillimit të këtij vendi është mbi të gjitha turizmi”, tha deputeti socialist Artan Gaçi.

Per deputetin e Partise Socialiste, vendosja e Moratoriumit dhe zgjatja me tej e afatit te tij ishin vetem alibi e qeverisjes se po permiresonte imazhin ne luften me krimin dhe trafiqet, ndersa pas shtate vjetesh ky pretendim bie, tha ai.

“Jemi sot pas shtatë vjetësh nga ky moratorium, jo vetëm që krimi nuk ka rënë, por është shtuar në mënyrë drastike dhe sic e shohim krimi, mafia në këtë vend ka përfunduar në kupolën qeverisëse”, tha Gaçi.

Skadimi i afatit te moratoriumit thote deputeti socialist Gaçi do t’i jape frymemarrje edhe peshkimit qe ne keto vjet u demtua gjithashtu nga kjo mase absurde siç e quan ai. Dy vjet me pare, permes deputetit Gaçi, PS propozoi shfuqizimin moratoriumit, ndersa pati edhe amendime nga vete deputete te PD qe kerkuan zbutjen e tij, por asnje nga keto propozime nuk u hodhen ne votim per shkak se Kryemistri Berisha nuk kishte numrat e mjaftueshem ne parlament per t’i rrezuar thote deputeti socialist, per te cilin zgjatja ne keto kushte e Moratoriumit ka qene ne kushtet e shkeljes flagrante te rregullores se Kuvendit.

Top Channel