Reagimet e dy ditëve të fundit të Argita Malltezit pas intervistës të
Zafar Ansar, për PS nuk shpjegojnë asgjë, por janë cilësuar nga deputeti
Eduard Shalsi thjesht si një sipërmarrje sulmi me gjuhë aspak etike në
drejtim të opozitës.

“Natyrisht që nuk kemi ndërmend të përgjigjemi me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtin stil, sic bën e bija dhe i ati i saj”, deklaroi nga selia rozë Shalsi.

“E kemi etiketuar dhe e konsiderojmë sjelljen, veprimet, aktivitetin e firmës ligjore të së bijës së Kryeministrit si në konflikt të pastër interesi me pozicionin dhe pushtetin e babait të saj. Shqetësimi ynë ka qenë dhe mbetet se përse një biznesmen i huaj apo shqiptar duhet të kontaktojë, të bisedojë apo të negociojë me të bijën për aktivitete që do të licensohen nga i ati i saj Kryeministër. Çfarë pune ka që pranon të bisedojë me bisnesmenë që dalin nga zyra e babait të saj ? Çfarë pune ka që ofron konsulencë apo shërbime për investitorë të huaj apo shqiptarë që negociojnë me Qeverinë ? Po çfarë pune ka e bija e Kryeministrit të tregtojë toka në të cilat do të licensohen aktivitete nga i ati i saj? Përse duhet studio ligjore e së bijës të jetë në shërbim të Kryeministrit që është konflikt i pastër interesi, apo një Kryeministër në shërbim të studios ligjore të së bijës, që është kapje e hapur e shtetit?” tha Shalsi.

Sipas deputetit Shalsi është bërë e qartë tashmë pozita e vështirë në të cilën gjendet e bija dhe kryeministri, e cila nuk duhet t’i shmanget dhe mos t’i përgjigjet faktit që një biznesmen i huaj që kërkonte të investonte në Shqipëri e ka denoncuar dhe denoncuar rëndë madje. 


Braçe: E kujt ishte toka që donte të shiste Argita?

Toka e ofruar për shitje nga kompania avokatore e Argita Malltezit,
biznesmenit Zavar Ansar ka prodhurar debatin e radhës në distrancë mes
deputetit Erjon Braçe dhe vajzës së Kryeministrit.

Sikurse edhe një ditë më parë nëpërmjet rrjetit social Facebook,
deputeti Braçe sjell fakte të reja në lidhje me pronësinë e kësaj
sipërfaqe toke. Por fillimisht në postimin e së premtes zoti Braçe thotë
se ‘Argita Sali Berisha nisi të përgjitjet! Ka thene se toka qe ajo
donte t’i shiste shtrenjte biznesmenit Zafar Ansar: Eshtë tokë pronë
private! Ka thënë gjithashtu se: Çmimet e tokës i ka vendosur pronari
dhe ai ka të drejtë t’i vendosë sa të dojë’.

Prononcimin e parë të zonjës Malltezi nga ku ajo jep versionin e saj për
tratativat e shitjes së tokës, Braçe e cilësoi si një përgjigje, të
zonjës Malltezi e cila konfirmon se “toka nuk ishte e shtetit”.

Pavarësisht këtij sqarimi nga Argita Malltezi, deputeti socialist
ngulmon në pasjen përgjigje se e kujt ishte toka, e zonjës Malltezi apo
dikujt tjetër dhe cili është ky pronar kaq i madh tokash pasi sipas
Braçes, nuk ka ende një përgjigje: Si i mori 25.000 metra katrorë tokë
në Porto Romano, Damir Fazlliç.

Erjon Braçe thotë se disponon një tjetër provë, e cila është një
certifikatë e re pronësie e kompanisë  “Crown Aquisitons të Damir
Fazlliç për një sipërfaqe të re toke prej 55 mijë metër katrorë”.

Lidhur me pronësinë e kësaj toke Erjon Braçe i ka drejtuar një pyetje
zonjës Malltezi të cilës i thotë: Si u bë pronar i kësaj Damir Fazlliç,
për të cilin thotë se vetë Argita Malltezi ka pohuar se biznesmeni
serbo-boshnjak ka qene klient i saj. 

Top Channel