EURO 2012, Gjermania kalon me lehtësi

18/06/2012 00:00

Gjermania nuk i lë asgjë rastësisë dhe mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota, pas fitores 2-1 përballë Danimarkës në ndeshjen e fundit.

Podolski kaloi skuadrën e Low në avantazh në minutën e 19-të. Rastet e shumta të shpërdoruara i japin mundësinë Danimarkës të rrezikonte përpara. Nga një rrëmujë në zonë brenda pjesës së parë, Krohn Dehli mposhti Neuer, por që gjithsesi dukej një barazim i përkohshëm.

Ndeshja u fut në një rrugë monotone me raste të humbura dhe me pak agresivitet nga të dyja skuadrat. Atëherë kur mendohej se gjithçka po mbyllej me një sforco minimale për Gjermaninë, Bender shënoi golin e fitores e treta kjo në fazën e grupeve.

Tashmë përballë tyre është skuadra e shumëpërfolur, Greqia, e cila që nga momenti i kualifikimit e ka pritur me padurim një përballje me Gjermaninë nisur nga problemet ekonomike dhe marrëdhëniet politike jo dhe aq miqësore.

Cristiano Ronaldo fundos Hollandën

Më në fund Cristiano Ronaldo zhbllokohet dhe pikërisht në ndeshjen që Portugalia kishte më nevojë për të.

Lojtari 100 milionësh shënoi dy gola në portën e Holandës në fitoren 2-1 duke i vulosur ikjen e Van Marëijk nga pankina holandeze, një ikje e dhimbshme kjo e teknikut 60-vjeçar, i cili pas një superbotërori zhgënjeu në Europian.
Presioni që minutat e para dhe goli i Van Der Vaart hapi një dritare shpresë për holandezët, por portugezët rimarrin veten shumë shpejt dhe rrezikojnë disa herë portën holandeze.

Kundërpërgjigja erdhi në minutën e 28. Cristiano Ronaldo mposht Stekelenburg dhe i hap rrugën fitores së portugezëve.
 
Holandezët janë të lodhur, topi qëndron më shumë në këmbët e tyre, por portugezët rrezikojnë më shumë. Nani shpërdoroi një top të marrë nga Ronaldo.

Ky i fundit merr përsipër të bëjë dhe golin e dytë dhe të mbyllë llogaritë në fazën e grupeve. 

Dopieta e lojtarit 100 milionë e ngjit në 6 pikë përfaqësuesen portugeze të drejtuar nga Bento e cila në turin e ardhshëm do të ndeshet me Republikën çeke.

Top Channel