Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi: Greqia autore e ligjit

04/05/2011 10:45

Aleanca Kuq e Zi akuzon Greqinë se është autore e ligjit për
regjistrimin etnik. Kreu ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj
kërkon nga ministri i Inovacionit Genc Pollo që të mos heshtë po t’i
përgjigjet parlamentit grek.

“Greqia sapo nisi pretendimet e saj territoriale. Po vërtetohen akuzat se Greqia është autore e ligjit për regjistrimin etnik”, tha Ramaj.

Sipas tij, kushtet e Greqisë për regjistrimin etnik janë të papranueshme.

Aleanca: Shqiptarizim emrave të qyteteve

Aleanca Kuq e Zi nis një aksion të ri per shqiptarizimin e emrave te qyteteve.

Kreshnik Spahiu, kreu i lëvizjes, duke folur nga Pogradeci, u shpreh se se do të propozohet një ligj për toponimet me qëllim ndryshimin e emrave të qyteteve me origjinë sllave.

Regjistrimi, Spahiu: Protesta në tetor

Kreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t’i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë.

“Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë”, tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.

“Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën.Ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi.

Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën, duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë.

Top Channel