Merkuri, hekuri dhe titani perberesit e planetit

09/11/2009 11:20

Merkuri eshte planeti ku hekuri dhe titani mund te gjenden me shumice.

Kete zbulim e ka bere sonda e NASA-s Messenger ne muajin shtator qe u afrua deri ne 228 km nga siperfaqja dhe arriti te marre te dhena te rendesishme nga ky planet. Hekuri gjendet ne nje forme te rralle qe ne planetet e tjere nuk vihet re.

Kjo eshte nje e dhene interesante per planetologet te cilet dine shume pak per planetin me te vogel te sistemit diellor dhe me te afertin me yllin tone. Gjithashtu, hipoteza me e mundshme per perberjen e planetit eshte ajo qe berthama perbehet nga 60 % hekur, cka verteton edhe fushen e madhe magnetike.

Merkuri ka nje diameter 4.880 km, sa 1/3-ta e Tokes dhe temperatura mesatare ne siperfaqen e tij eshte rreth 300 grade celcius. Ky planet ka nje atmosfere pothuajse inekzistente pasi rrezet diellore nuk pengohen per t’u perplasur me siperfaqen.

Top Channel