Rasmussen zgjidhet sekretar i NATO-s

04/04/2009 15:45

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen zgjidhet sekretar i ri i pergjithshem i NATO-s.

Kane qene vete sekretari aktual, Jaap de Hoop Scheffer qe ka dhene kete lajm. 

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e kane konfirmuar zgjedhjen e tij ne nje konference per shtyp, pas punimeve te Samitit qe u zhvilluan ne Strasburg.

“Desha t’i uroja sekretarit te ri, suksese ne punen e tij. Jam e lumtur qe punimet e samitit shkuan mire”, u shpreh Merkel.

Sipas saj ishte nje detyre shume e rendesishme te bihej dakord per emrin e ri dhe shume prej anetareve te NATO-s ishin te vendosur te kishin kryeministrin danez si sekretarin e ri.

“Ne folem me presidentin turk, madje edhe me kryeministrin dhe nuk deshem te perballeshim me konflikte dhe tashme eshte bere e qarte se ne ishim gati te hapnim nje kapitull te ri”, u shpreh Merkel.

Ne lidhje me kete ceshtje, presidenti Sarkozy deklaroi se eshte e mundur te kete mosmarreveshje, pasi NATO eshte nje familje e madhe.

“Megjithate koha e dyshimeve ka mbaruar, sepse tani duhet te mendojme per krizen ekonomike dhe angazhimin tone ne Afganistan”, u shpreh Sarkozy.

Top Channel