Ibra: Mediat genjejne, nuk largohem

25/03/2009 16:10

E ardhmja futbollistike e sulmuesit te Interit, Zlatan Ibrahimovic eshte komentuar ne faqet e gazetave me te medha sportive evropiane pas deklarates se presidentit Moratti se askush nuk eshte i pashitshem.

Por edhe pse marredheniet mes lojtarit e shoqerise duket se jane ftohur, agjenti i sulmuesit ka menduar per te pergenjeshtruar cdo mundesi largimi. “Askush nuk ka thene se Ibra do largohet. Moratti ka te drejte kur thote se gazetat mjaftohen vetem me nje ngacmim per te trilluar me pas nje histori qe nuk ekziston”, ka theksuar agjenti Mimo Raiola.

Ne vijim, ai shton se nuk kane kerkuar asnjehere rritje rroge tek shoqeria zikalter. “Mund te garantojme se nuk e kemi bere asnjehere nje gje te tille, madje nuk kemi kerkuar as perforcime. Kush e thote kete, genjen”, perfudon perfaqesuesi i lojtarit per te paguar ne bote. 

Top Channel