Zimbabve, aksident rrugor, plagoset kryeministri

06/03/2009 21:05

Nje aksident rrugor ka ndodhur ne Zimbabve, ku si pasoje ka mbetur i plagosur kryeministri i vendit, Morgan Tsvangirai.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave per fat te mire kryeministri ka marre vetem disa plage te lehta, nderkohe qe bashkeshortja e tij ka vdekur.

Sipas burimeve, makina me te cilen po udhetonin Tsvangirai dhe e shoqja u perplas me nje kamion.

Cifti ishte martuar qe prej 1978-es dhe ka 6 femije. Kryeministri po shkonte ne Buhera, qyteti i tij i lindjes ne lindje te Zimbabve.

Top Channel