Seksi mes gjallesave? 380 milion vjet me pare

27/02/2009 20:55

Seksi i ka fillesat rreth 380 milione me pare. Sipas nje kerkimi nga nje ekip nderkombetar, peshku australian eshte specia e pare vertebrale qe ka njohur menyren e riprodhimit me ane te marredhenies seksuale.

Shkencetaret kane menduar per mijera vjet se menyra e riprodhimit te specieve para miliona vitesh kryhej ne distance, me femren qe depozitonte vezet jashte dhe mashkullin qe i fekondonte. Por kjo teori tashme eshte hedhur poshte, pasi zbulimi me i fundit ve ne dukje se edhe peshqit benin dashuri.

Zbulimi vjen pas studimit te nje embrioni te gjate rreth 5 cm nga kerkuesja Zerina Johanson e “London’s Natural History Museum”. Cdo detaj i ketij zbulimi eshte publikuar ne revisten “Nature”, ne te cilin tregohet se mekanizmat e fekondimit tek kafshet kane evoluuar me pare se sa ishte menduar.

“Keta peshq jane speciet me te lashta qe kane perdorur riprodhimin e brendshem. Deshmitare te biologjise riprodhuese, keto jane fosile shume te rralla dhe ishte e mrekullueshme kur zbuluam se riprodhimi nuk ishte aspak primitiv”, thekson Johanson.

Top Channel