Rama ne Skrapar

15/02/2009 16:25

Gjate turit paraelektoral kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte ndalur ne nje takim me rrjetin e vullnetareve ne qytetin e Skraparit.

Duke vene theksin tek varferia dhe papunesia ne kete zone, Rama beri pergjegjese qeverine Berisha e cila, sipas tij, u ka hequr shpresen te gjithe te rinjve ne Skrapar e kudo ne Shqiperi duke i detyruar ata te shohin emigrimin si te vetmen mundesi per mbijetese.

“Politika e re nuk e konsideron Skraparin apo Shkodren si bastione te atyre qe zgjidhen, por si bastione te atyre qe zgjedhin. Nuk i konsiderojne ato si bastjone te atyre qe zgjidhen, por e atyre qe votojne”, theksoi Rama.

Kryetari i Partise Socialiste beri apel per “nje bashkim te ri pa dallime partiake, por vetem me nje qellim ndertimin e nje te ardhmeje me te mire per te gjithe shqiptaret”.

Ai premtoi se me ardhjen ne pushtet te socialisteve gjithcka do te ndryshoje “pasi qeverisja do te behet me dhe per qytetaret”.

“Liberalizimi i vizave do te jete nje nder arritjet e para”, tha Rama.

Ndersa nje vend te rendesishem do te zene, sipas tij, edhe politikat per punesimin duke nxitur sipermarrjen vendase per te garantuar zhvillim ne te gjithe vendin pavaresisht largesise gjeografike me kryeqytetin.

Top Channel