Gerdeci, 11 muaj me pas

15/02/2009 21:15

11 muaj pas tragjedise se Gerdecit, drejtuesit e G99-es zgjodhen familjen Hasaj, e cila ka humbur kryefamiljarin, per te apeluar ndaj qeverise per t’i dhene ndihme te prekurve nga shperthimi i 15 marsit.

Festime Hasa, e cila humbi bashkeshortin ne ate tragjedi, u shpreh se ka dy femije per te rritur dhe eshte e papune.

“Dyert e ndihmes shteterore kane qene te mbyllura”, thote ajo. “Me premtuan se do te kem nje pension mbi 200-300 mije leke dhe do trajtohet si ushtarak. Dua ate qe me takon qe te rrise femijet”, shtoi Hasa.

Kreu i G99-es, Erion Veliaj gjate vizites ne kete familje, i kerkoi qeverise te mbaje premtimet qe i ka dhene ketyre familjeve.

“Ka premtuar nje pension per ushtaraket me te njejtin standard sic ishin pensionet e ushtarakeve, nje premtim i cili nuk eshte mbajtur. Ka 11 muaj dhe shteti shqiptar eshte i paafte qe te jape nje pension per njerez qe u shkaktoi humbjen e jetes. Po behet gjithnje e me e qarte ne Shqiperi se beteja e ketij viti do te jete nje beteje per te mos harruar, jo per te bllokuar buxhete, por per t’i cliruar ato, jo per te shkaterruar fshatra, por per t’i ndertuar ato”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel