Kryeministri Edi Rama e vijoi traditën 10-vjeçare të takimeve dy ditore informale me kabinetin përpara nisjes së pushimeve të verës.
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve.
Zyrtarë të lartë rusë e kinezë qëndronin dje krah për krah duke ndjekur paradën ushtarake të Koresë së Veriut teksa Kim Jong Un mburrej me raketat dhe dronët që parakalonin në bulevardin e Penian, shkruanin sot mediat koreano-veriore.
Dëmet që shkaktuan flakët që për disa ditë ishin të ndezura në Peshtan të Fierit janë të mëdha.
Vande Walle Jens, edhe këtë të premte ka lënë plazhin për të ndihmuar kolegët e tij në Shkodër.
Prej 28 vitesh Maliq Minga nga fshati Vajkan kultivon perime në një sipërfaqe prej 5.5 hektarë toke.
Shkarkimi i të gjithë sekretariatit të partisë nga krye-socialisti Edi Rama gjatë asamblesë, shihet në PS si nisja e një kapitulli të ri, përgatitor për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Përçarjet në Partinë Demokratike thellohen çdo ditë edhe më shumë, duke e ndarë këtë forcë politike në tresh.
Shefi i gardës presidenciale në Niger, gjenerali Omar Tchiani, e ka emëruar veten president të Këshillit Kombëtar dhe kështu lider të ri të vendit afrikan.
Një 39-vjeçar është arrestuar dhe një 17-vjeçar tjetër po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në qytetin e Durrësit.
Pasi SPAK mori në dorë përgjimet nga aplikacionet “Sky” dhe “EncroChat’, një nga ngjarjet e bujshme që ka autor është vrasja e Gjin Boriçit ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër.
Donald Trump po përballet me akuza të reja për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, pasi prokurorët pretendojnë se ai i kërkoi një punonjësi të fshinte xhirimet e kamerave në rezidencën në Florida.
Duke nisur nga dita e nesërme deri më datë 3 gusht, çdo maturant mund të aplikojë në portalin U-Albania për të zgjedhur listën e degëve ku dëshiron të studiojë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilluan një takim ku fokusi mbeti situata në Ballkanin Perëndimor.
Dy personave janë përfshirë në një konflikt sot në kryeqytet dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë gjahu.
Disa turistë kanë preferuar të qëndrojnë në ishullin grek të Rodosit, pavarësisht situatës së rënduar të zjarreve dhe evakuimeve masive.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 28 korrik ndaj një serbi me iniciale Z.A, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Një 59-vjeçar nga fshati Kabash, Pukë është arrestuar si i dyshuar për kultivimin e 120 bimëve kanabis.
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pasi Berisha e cilëson vazhdimisht si peng të kryeministrit Edi Rama.
Kur bëjmë foto, kuptojmë se dukemi ndryshe nga sa e shohim veten në pasqyrë. Ndërsa në pasqyrë, e shohim veten ndryshe nga sa na shohin ne të tjerët.
Një alergji potencialisht kërcënuese për jetën ndaj mishit të kuq mund të prekë pothuajse gjysmë milioni amerikanë, por shumë mjekë nuk e kanë idenë se çfarë është apo si ta trajtojnë atë, sipas një studimi të botuar të enjten.
Federatat e Futbollit të Italisë (FIGC) dhe Turqisë (TFF), kanë rënë dakord midis tyre për organizmin e Euro 2032.
Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 200 milionë ose 60 % e popullsisë totale, po përballen me “kapriçot” e motit, përfshirë stuhi dhe temperatura të larta.
Qeveria e Malit të Zi dhe 4iF Plc ndërprenë reciprokisht proceset gjyqësore të trashëguara dhe konfirmuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm strategjik përmes një Memorandumi Mirëkuptimi.
Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit live në edicionin informativ në Top Channel, por këtë herë në një mënyrë të pazakontë.
Është arrestuar sot në Himarë një person i shpallur në kërkim për mashtrimin me Call Center.
Në këto ditë të nxehta vere, krahas kujdesit të veçantë për bimësinë, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe e brendësinë e tij.
Në 101-vjetorin e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh urimi.
Një vrasje dhe 5 të tjera të mbetura në tentativë ka zbardhur Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Eurojust si dhe partnerët europianë, pasi iu vunë nga pas për 7 muaj një grupi kriminal të përbërë nga, vrasës, biznesmenë dhe përfaqësues të shtetit.
Dy hotele në Shëngjin dhe një tjetër në Golem, përdornin lidhje të paligjshme të energjisë gjatë aktivitetit të përditshëm.
Një kolonë prej 19 kamionësh armenë që Jerevani thotë se po transporton ndihma urgjente ushqimore në rajonin separatist të Nagorno-Karabak ka mbetur e bllokuar në një pikë kontrolli në Azerbajxhan më 27 dhe 28 korrik pasi autoritetet azerbajxhane refuzojnë ta lejonte hyrjen e saj përmes korridorit të Laçinit.
Alpinisti polak Andrej Bargiel vendosi emrin e tij në histori kur arriti majën e Gasherbrum I, duke qëndruar në 8,080 metra, në orën 4:15 të mëngjesit me kohën lokale, përpara se të ndërmerrte një zbritje të pashembullt me ski pa oksigjen shtesë.
Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosit, në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Një konferencë për shtyp është zhvilluar në Greqi për zjarret e vazhdueshme.
Zjarret që pushtuan Greqinë dhe Italinë nuk kanë qenë pasojë e temperaturave të larta por të shkaktuara nga dora e njeriut. I nxehti ekstrem thjesht ka përkeqësuar situatën. Ky është konkluzioni i autoriteteve në dy shtetet që u përfshinë nga zjarret këto javë.
Pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë.
Shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri e sheh si pjesë të një procesi rijetësimi në parti, pas zgjedhjeve.
Armaldo Kllogjeri i cili ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ka folur ekskluzivisht për këngën e tij që do publikojë pasditen e sotme me titullin “O Jetë”.
Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosit.
San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës.
Singapori ka ekzekutuar një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet, konfirmuan zyrtarët.
Valter Bami është lënë në burg nga Gjykata e Apelit, që ka rivlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij. Bami u ndalua për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Dy persona në Korçë janë arrestuar për shpërndarje kokaine dhe posedim të armëve të ftohta dhe një tjetër është nën hetim.
Miratimi i një diete miqësore nuk është vetëm e mirë për planetin, por mund t’ju ndihmojë të jetoni më shëndetshme dhe më gjatë, thotë një studimi i ri.
Alma Kaçi, vajza e shfaqur në video-skandalin me Safet Gjicin është thirrur sot nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë sqarime.
Dy persona, babë e bir janë vënë në pranga në Patos të Fierit, pasi u kapën duke kultivuar kanabis pranë shtëpisë.
Juventusi dhe Milani u përballen mes tyre në një miqësore në Kaliforni, sfidë që në fund u fitua nga bardhezinjtë e Allegrit pas goditjeve të penalltive.
Milan është një prej skuadrave më aktive në merkaton e verës, ndërsa “kuqezinjtë” regjistruan edhe përforcimin e radhës, me Samuel Chukwueze që zbarkoi në Milano dhe firmosi deri në vitin 2028.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se demokracia e vendit nuk do të dëmtohet nga vendimi i parlamentit për t’i kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë.
Armaldo Kllogjeri vjen me një këngë të re të titulluar “O Jetë”!
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot për një inspektim në orët e para të mëngjesit në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit, aty ku ka një fluks të lartë kalimi pasagjerësh.
Brighton vazhdon t’i rezistojë sulmeve të Chelsea në lidhje me Moises Caicedon. Mesfushori me tipare difensive është prej kohësh në radarin e “Bluve të Londrës”.
Dy shqiptarë janë vënë në pranga dhe tre shtetas italianë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për krijimin e skemave të mashtrimit, me qëllim krijimin e skemave të mashtrimit për përftimit nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.
Një helikopter privat turk u rrëzua në pistën e aeroportit të Samos në detin Egje pak mbas orës 08.00 të mëngjesit.
Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve shpërthyese të zonës përreth depove të municioneve ushtarake, që shpërtheu pasditen e djeshme nga zjarri në Nea Aghialo, është prioriteti kryesor i udhëheqjes ushtarake të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht të GEA, për të rivendosur menjëherë normalitetin në bazën ajrore Anchialos.
Trupat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra në disa zona të frontit, teksa kundërofensiva e Kievit po vijon të marrë më shumë territore.
Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë pretendon se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndron Edi Rama.
Trajneri i Bayernit Thomas Tuchel, është shprehur se nuk është një lajm i ri se ekipit i mungon një numër 9.
Tajfuni “Doksuri” ka goditur pjesën lindore të Kinës, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare, të cilat kanë marrë me vete çdo gjë të mundshme.
Donald Trumpi urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në Florida të fshinin videot e sigurisë ndërsa ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, thanë prokurorët amerikanë të enjten ndërsa zgjeruan çështjen kundër ish-presidentin dhe akuzuan një anëtar të dytë të personelit të tij se ndihmoi për të fshehur dokumentet.
Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Shëngjin në zonën e Kunes.
Shqipëria dhe SHBA shënojnë 101-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.
Mijëra izraelitë u rikthyen në rrugët e Tel Avivit, për të protestuar kundër votimit të disa ndryshimeve kyçe në gjyqësor nga Parlamenti i vendit, të cilat e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj.
Temperaturat ekstremisht të larta të korrikut, kanë bërë që shkencëtarët ta konsiderojnë muajin më të nxehtë në histori, edhe pse ende priten ditë të tjera me mot të ngrohtë.
Artistja me origjinë ruse, Yulia Belomlinskaya, dhe vajza e saj, Polina, po ecnin në rrugët e qytetit të Odesës kur atyre iu afruan nga dy gra ukrainase që i kishin dëgjuar të flisnin rusisht.
Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.
Lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë.
Përdorimi i rrjeteve sociale nga politikanët dhe ndikimi në opinionin publik u diskutua sonte mes ekspertëve në “Top Story”.
Analisti Arjan Curri, teksa po komentonte qasjen e politikës shqiptare në rrjetet sociale, tha se e vetmja armë për t’u bërë i pëlqyer nga publiku është spontaniteti dhe origjinaliteti.
Një shtëpi është djegur plotësisht në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër.
Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel theksoi se rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme në politikë.
Uta Ibrahimi, alpinistja nga Kosova ka ngjitur Malin e Egër, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Pakistanit.
Analisti Kreshnik Spahiu, teksa po komentonte qasjen e politikës shqiptare në rrjetet sociale, e ka konsideruar tepër interesante tranzicionin e shqiptarëve nga një popull që deri para dy dekadash shikonte vetëm 4 politikanë, në një shoqëri me 4 milionë shqiptarë “politologë” Facebook-u.
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin këtë mbrëmje në Tushemisht. Sherri mes tyre u përshkallëzua me përdorimin e mjeteve të ftohta.
Një person që dyshohet se është autor i një zjarrvënieje në Rrogozhinë është vënë në pranga këtë mbrëmje.
Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit ashtu edhe për turistë të shumtë që zgjedhin ta vizitojnë atë.
Besiktasi është shumë i fortë për Tiranën dhe këtë e konfirmoi në fushën e lojës në Stamboll, duke mposhtur 3-1 bardheblutë dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Sekretari ligjor i PD-së, Indrit Sefa e quajti takim imagjinar mbledhjen së Këshillit Kombëtar të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Trupi i copëtuar i një zotëruesi të pasur kriptomonedhash është gjetur nga disa fëmijë pranë një burimi ujor, disa ditë pasi ishte shpallur i zhdukur.
“Barbiemania” ka tërhequr një audiencë të gjerë në mbarë botën, sidomos pas premierës së filmit.
Partia Demokratike duket se i ka hyrë një rruge pa krye. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaroi anulimin e zgjedhjeve për kryetar, kandidati Lulzim Basha nga ana tjetër, nuk njeh vendimin, por e konsideron 29 korrikun ditën kur demokratët do të shprehin vullnetin e tyre.
Tirana sfidon turqit e Besiktasit në Stamboll, në turin e dytë eliminator të Conference League. Ndonëse vendasit janë dukshëm favoritë për të avancuar më tej, djemtë e Orges Shehit janë gati të bëjnë maksimumin për të qenë surpriza e këtij turi eliminator.
Drita e nis mirë rrugëtimin në Europë, ndërsa e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në “Doosan Arena”, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.
Inteligjenca amerikane sugjeron se Kina “ka të ngjarë” t’i sigurojë Rusisë teknologji ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë.
Këshilli Kombëtar i PD-së i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Gardhi mori disa vendime këtë të enjte.
Në Fiks Fare u ankuan banorët Kurtes së Ersekës pasi prej 5 vitesh ura që lidh 4 fshatra me qytetin është shembur.
SHBA thotë se nuk ka parë ndonjë shenjë të besueshme se Rusia apo grupi mercenar Wagner, janë përfshirë në grushtin e shtetit në Niger.
Qeveria polake thotë se mund të vendosë të mbyllë kufirin e saj prej 250 miljesh me Bjellorusinë nëse ka incidente serioze që përfshijnë grupin mercenar Wagner aty pranë.
Për të eliminuar gjurmën e karbonit deri në vitin 2045, Gjermania duhet të heqë dorë nga karburantet fosile, të zgjerojë energjinë e rinovueshme dhe të rrisë efikasitetin e energjisë.
Vitin e kaluar imazhi i Polonisë brenda Bashkimit Evropian u përmirësua, nga një vend që sfidonte funksionimin e shtetit ligjor, në një vend në krye të përpjekjeve për mbrojtjen e Ukrainës, duke mirëpritur mbi 1 milion refugjatë që kur filloi sulmi i Rusisë dhe duke ofruar ndihma ushtarake prej miliarda dollarësh për Kievin.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë të enjten se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.
Sezoni i pushimeve është këtu dhe shumë nga ne tashmë i janë drejtuar malit apo detit për të kaluar pak kohë larg përditshmërisë nën shoqërinë e familjes apo miqëve.
Mik Festival mirëpret për të gjashtin vit radhazi në Korçë, artistë shqiptare dhe internacionale për të celebruar muzikën e mirë.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi anulimin e zgjedhjeve për rikthimin e Lulzim Bashës më 29 korrik.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një seri ligjesh në seancën e parafundit të këtij sesioni. Kjo u arrit me votat e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Turistët gjithnjë e më shumë po vizitojnë Shqipërinë, ku numri më i lartë është gjatë sezonit veror.
Tirana gëlon nga turistët. Në qendër takojmë turistë të ardhur nga Turqia që kërkojnë këngën e Qemal Ataturkut.
Dhjetra zjarrfikës luftonin sot një vatër zjarri të ndezur pranë qytetit piktoresk Dubrovnik në jug të Kroacisë, teksa avionë ujë-lëshues ndihmonin në përmbajtjen e zjarreve.
Pak minuta kanë mbetur nga starti i ndeshjes europiane të skuadrës shqiptare nënkampione të vendit Tirana përballë gjigantëve turq të Beshiktashit.