Mik Festivali/ Artistët shqiptarë dhe të huaj mblidhen në Korçë

27/07/2023 20:01

Mik Festival mirëpret për të gjashtin vit radhazi në Korçë, artistë shqiptare dhe internacionale për të celebruar muzikën e mirë.

Ashtu siç u krijua si një festë e muzikës internacionale në Korçë, ky festival ruan traditën edhe në këtë edicion.

Nën drejtimin e artistes së madhe shqiptare, Inva Mula, tri netë muzikore do të ushqejnë shpirtin e të gjithë të pranishmëve me muzikë shqiptare, greke, italiane e rumune.

Nga Teatri i Korçës, në Pazar, e nga atje në Mborje e Drenovë. Një kalendar i ngjeshur artistik, plot surpriza për të gjithë të pranishmit në datat 28, 29 dhe 30 korrik.

Top Channel