Alpinistja nga Kosova ngjit 8611 metra në Malin e Egër, vazhdon projektin për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë

27/07/2023 22:42

Uta Ibrahimi, alpinistja nga Kosova ka ngjitur Malin e Egër, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Pakistanit.

Ajo mundi të ngjitet në lartësinë 8611 metra mbi nivelin e detit duke sfiduar terrenin e thepisur dhe tejet të vështirë por dhe kushtet atmosferike. Për alpinisten nga Kosova ky rrugëtim është një tjetër sukses, ndërsa  jep një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar. Mali i Egër është i 11-ti që ngjit Uta Ibrahimi pas një sërë eksperiencash dhe sfidash të ndryshme

Alpinistja nga Kosova, nisi në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Projektin e saj e ndali pandemia e Covid 19, por pavarësisht kësaj ajo po vijon rrugëtimin e saj. Ibrahimit tashmë I kanë mbetur dhe tre male për të ngjitur.

Top Channel