Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë pretendon se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndron Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, OMONIA shprehet se minoriteti Etnik Helen është nën regjim persekutimi dhe rezufimi i të drejtave të Fredi Belerit, përbëjnë abuzim në kundërshtim me ligjin.

Nën regjim persekutimi Minoriteti Etnik Helen. Pas kuintave në procedura gjoja juridiksionale me synim refuzimin e  vullnetit sovran të popullit të Himarës është vetë Kryeministri Edi Rama.

Zhvillimet lidhur me çështjen e arrestimit ilegal, paraburgimit të tërzgjatur preteksional dhe refuzimit të të drejtave civile individuale të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, përbëjnë qartazi abuzim me gjoja procese formalisht ligjore. Që ndërkaq dhe në thelbin më të thellë përbëjnë paligjshmëri absolute.

Me synim gjithashtu shumë të qartë. Refuzimin, për hir të interesave, mentalitetit dhe koshiencës arrogante të regjimit përreth Kryeministrit Edi Rama, të vetë vullnetit popullor të komunitetit të Himarës. Dhe paralelisht duke abuzuar haptazi me parimet e Autonomisë Lokale sikundër sanksionohet ajo nga Këshilli i Europës.

Vendimi edhe i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për të imponuar një regjim më të zbutur të masave të sigurisë paragjykimit në favor të Kryetarit Bashkisë së Himarës, tregon nga njëra anë nënshtrimin e plotë në dëshirat e pushtetit politik të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër këmbënguljen absurde të Qeverisë për të devijuar plotësisht procedurat e marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga ana e atij që për hir të vullnetit sovran e gëzon të drejtën, z. Fredi Beleri.

Të tjerë parametra faktojnë se situata mbizotëruese për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek ndjek orbitë rënduese. E cila sipërfaqësisht ndoshta lidhet me dimensione të funksionimit jo normal demokratik dhe qasjes autokratike nga ana e Tiranës. Ndërkaq që në thellësinë thelbësore synon vetë ekzistencën në kushte të dinjitetit nacional të Minoritetit Etnik Grek.

Minoriteti Etnik Grek sikundër kemi theksuar në vijimësi ndodhet të paktën nën regjim persekutimi dhe madje shfarrosjeje. Për të transformuar situatën kërkohen veprime dhe inisiativa që jo vetëm janë të saksionuara dhe bazuara në praktikat më të mira Europiane por mbështeten edhe nga instrumenta juridike që në mënyrë imponjuese duhet të sillen në vëmendje në mënyrën adekuate nga ana e instancave kompetente.

Duke interpretuar politikën autonome të MEG këmbëngulim si në pretendimin e justifikuar për rehabilitimin e menjëhershëm dhe pa ekuivok në Himarë si edhe që të manifestohet qasje e integruar në problematika që i referohen perspektivës në vatrat amtare të komunitetit tonë autokton, Helenik.“-thuhet në deklaratë.

Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet t’u shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.

Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Pandeli Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës. Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

Top Channel