I internuar në Bjellorusi pas revoltës së Wagner/ Pse Prigozhin ndodhet me Putin në Shën Petersburg?

27/07/2023 23:09

Lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë.

Botës iu tha se ai ishte internuar në Bjellorusi pasi kishte udhëhequr një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit – kështu që pse është kthyer në Rusi? Dr Melinda Haring, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën Eurasia të Këshillit Atlantik, beson se prezenca e Prigozhin në Shën Petersburg sinjalizon disa mesazhe.

“Po thotë se Prigozhin është pjesë e institucionit të Kremlinit dhe se të gjitha interesat e sigurisë në Afrikë me grupin Wagner janë në rregull. Putini dhe Prigozhin janë përsëri shokë të mirë dhe Perëndimi e ka “ekzagjeruar” mosmarrëveshjen e tyre“- tha Haring.

Dr. Haring sugjeron se prania e Wagner në të gjithë Afrikën mund të ketë ndihmuar në shpëtimin e lëkurës së Prigozhin pas kryengritjes.

Duhet të mbani mend gjithashtu se ai ka një marrëdhënie të gjatë me Vladimir Putinin – dhe nuk është e lehtë të bëhesh mik i ‘mirë’ me të. Në thelb të gjësë, Prigozhin është i dobishëm. Ai e ndihmon Putinin të ndjekë interesat strategjike të Rusisë në Afrikë“- u shpreh analistja, duke shtuar se: “Këtë fundjavë ka një referendum në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Wagner po ofron siguri për atë  referendum. Ai referendum do të zgjasë kufizimet e mandatit presidencial për liderin atje, dhe shumë mbështetës i Moskës.”

“Sinjali i madh është: ‘Udhëheqës afrikanë, mos u shqetësoni, ne u kemi shpinën. Wagner është ende duke bërë biznes dhe ju mund të mbështeteni tek ne’.”- tha Haring.

FOTO GALERI
1/4
Në foto: Lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin në Shën Petersburg, gjatë një samiti Rusi-Afrikë

Top Channel