09:16
Kulturat që po zhduken si pasojë e ndryshimeve klimatike në Shqipëri
Ishte dukur pak e largët dhe abstrakte ideja se ndryshimet klimatike mund të preknin direkt xhepin e më tej, të rrezikonin edhe jetën. Për dekada me radhë, kjo temë rrotullohej në tavolina konventash, kongresesh, senatesh ndërkombëtare. Por viti 2021 shënoi pikën e kthesës kur alarmi i kuq u ngrit njëzëri në të gjithë botën nga një raport i Kombeve të Bashkuara.