Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin Plazhi Zvërnecit, është një nga plazhet ranore me shtrirje bregdetare 4,5 km, dhe një nga më të preferuarit, kryesisht për familjarët.
Ky plazh është njohur për rërën kurative, detin e pastër dhe qetësinë që ajo ofron. Pikërisht këto e bëjnë të frekuentuar, por jo vetëm, pasi është një plazh i aksesueshem dhe shumë pak km larg qytetit të Vlorës dhe një zgjedhje perfekte, për të shmangur trafikun e ngarkuar, në këto ditë korriku e sidomos fundjavat.
Pushuesit janë qytetarë të ndryshëm vlonjatë por jo vetem. Gjen qytetarë të ardhur nga larg si Kanadaja dhe Amerika, ku për ta pushimet në plazhin e Zvërnecit , janë jo vetëm nostalgji por edhe kënaqësi.
Pushuesit e huaj nga Moldavia shprehen se ky plazh u jep qetësinë që duan, sigurinë detare ,çmime të mira dhe mirëpritje prej shqiptarëve.
Top Channel