Sami Frashëri e propozoi Belshin si kryeqytetin shqiptar sepse kjo qytezë e vogël është në qendër të Shqipërisë.

85 liqene dhe një peisazh natyror fantastik, por a do të mundej Dumreja të ishte kryeqytet?

“Unë mendoj që arsyeja që ai e ka menduar janë dy fakte. Një që është në qendër të Shqipërisë dhe e dyta natyra e bukur, liqenet e shumta do i jepnin një pamje të jashtëzakonshme kryeqytetit të këtij vendi. Por Sami Frashëri ishte një ideolog, ishte një pasionant, një atdhetar. Por anën shkencore nuk e ka njohur”, tha gjeologu Prof. Asoc. Petraq Naço.

Shqipëria ka 94 liqene me natyrë karstike, 85 prej të cilave në Dumre.

“Zona e Dumresë ndërtohet nga evaporite të cilët një nga vetitë e tyre kanë tretjen. Si rezultat i reshjeve, behët fjalë në qindra e mijëra vjet, krijohen hinka, gropa dhe këto vjen një moment mbushen dhe kthehen në liqene”, tha Naço.

Top Channel