Qëlloi me armën e shërbimit në konfliktin mes dy familjeve në Durrës, shkarkohet punonjësi i Gardës

30/07/2023 12:47

Punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë është shkarkuar nga detyra pasi qëlloi me armën e shërbimit në ajër, gjatë një konflikti mes dy familjeve në Durrës.

Shkarkimi i menjëhershëm i M. Nikolla, është bërë me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e efektivit në incidentin e dhunshëm, në Hamallaj, ku ka përdorur armën e shërbimit. Në sherrin mes Nikolla dhe Kaçi përveç armës janë përdorur edhe shkopinj bejsbolli.

Sipas burimeve për Top Channel, punonjësi i Gardës ka qëlluar disa herë në ajër. Konflikti mes dy familjeve ka nisur prej disa muajsh për një rrugë që kalon pranë familjes Kaçi. Paraditen e sotme, sherri ka nisur për një shikim, “pse sheh nga shtëpia jonë?”, që pjesëtarë të familjes Nikolli i kanë thënë Pjetër Kaçit.

Në komisariat janë shoqëruar të 6-të personat e përfshirë në konflikt, konkretisht P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e familjes tjetër, A. N., P. K. dhe M. N.

Top Channel