Pak pasi një burrë vrau gruan në Korçë, një tjetër ka plagosur bashkëshorten me armë zjarri në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” ku 49-vjeçari ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti bashkëshorten, N. F., 28 vjeçe.

Pas ngjarjes ai është larguar, ndërsa është kapur pas disa minutash dhe është arrestuar në flagrancë.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa e plagosura ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë, ku burri vrau gruan dhe më pas e hodhi në një gropë me ujëra të zeza.

Top Channel