Studentët shqiptarë do të kenë mundësi që për herë të parë duke nisur nga tetori, të mund të aplikojnë për kredi studentore, që të shlyejnë tarifat akademike dhe të mbulojnë kostot e jetesës. 

Për këtë kredi garant për studentët do të jetë shteti ndërsa norma e interit nuk do të ndryshojë deri në përfundim të kontratës.

“Është një vendim që ka ardhur shumë me vonesë nga ministria e arsimit. Unë mendojë që do ndihmojë studentët qe të mbulojnë shpenzimet e tyre nëse ata nuk duan që ti bëhen barrë familjes sikurse shumë studentë duhet të bëjnë ose duhet te marrin një punë tjetër për të mbajtur studimet e tyre”, thotë studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Driola Kraja.

Ndonëse një ndihmesë, jo të gjithë studentët do të jenë përfitues. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të disa prioriteteve sikurse është vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, apo rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.

“Unë mendoj që lista prioriteteve në fakt është një problematik pasi kredia që po jepet është një kredi konsumatore pra ti po ndihmon studentin vetëm që të mbijetojë në klimën në Tiranë ose qytetin ku ka zgjedhur për të studiuar që tregon që studentët duhet të kalojnë një proces skanimi për të përfituar edhe mbijetesën në Tiranë”, shprehet Kraja.

Po ashtu nuk do të përfitojnë nga kredia studentore të gjithë ata studentë që marrin bursë apo që janë të përjashtuar nga tarifat.

Top Channel