E diel, 27 Gusht 2023
14:51
Veliera pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë tre turistëve nga Turqia

Një velierë, në bordin e së cilës ndodheshin tre turq, pësoi defekt në det gjatë natës.

14:38
Shuarja e flakëve në landfill, Bashkia e Elbasanit: Vazhdojmë punën, do zgjerojmë kapacitetet e inceneratorit

Bashkia e Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar bashkitë dhe forcat ushtarake për ndihmën në shuarjen e zjarreve në landfill, pranë inceneratorit të Elbasanit. Sipas kësaj bashki do vazhdojë puna për zgjerimin e kapacitetit të inceneratorit.

14:37
Moti i keq mbërthen sërish Italinë/ Stuhi shkatërrimtare në veri, pritet cikloni Rea

Një muaj qetësi dhe moti i keq me stuhi të furishme mbërthen sërish Italinë.

14:24
Aksident në Shkodër/ Një person përplaset nga makina dhe dërgohet në spital me plagë të rënda

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Shkodrës, disa minuta më parë.

14:03
Vinin baste sportive online në Tiranë, në pranga katër persona, sekuestrohen katër celularë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi nëpërmjet celularëve të tyre vinin baste sportive.

13:59
Tiranë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një 42-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Një 42-vjeçar nga Fieri i cili ishte i shpallur ndërkombëtarisht për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, është vënë në pranga.

13:49
Kristi festoi 32-vjetorin, zbuloni ish-banorën e “BBV2” që ishte pranë tij!

Kristi Dragot Aliaj ka festuar 32-vjetorin dhe pranë tij ka qenë ish-banorja e “BBV2”, Dea Mishel.

13:32
I dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasje të dyfishtë, ekstradohet një 52-vjeçar nga Anglia

Një 52-vjeçar i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë është ekstraduar nga Britania e Madhe.

13:24
Performon me flamurin serb në trup, Rita Ora në qendër të kritikave

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup.

13:14
Studimi/ Pse njerëzit nuk duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me kalimin e viteve

Në një studim britanik me 11,508 burra dhe gra të moshës 16-74 vjeç, studiuesit zbuluan se 15% e burrave dhe 34.2% e grave raportuan se kishin interes të kufizuar për seksin.

13:07
Zjarret në Greqi, papa Françesku: Shpreh solidaritetin tim me popullin grek

Në përfundim të shërbesës së sotme, duke iu drejtuar besimtarëve, papa Françesku iu referua zjarreve që kanë përfshirë Greqinë.

12:57
Mijëra bimë kanabisi në malet e Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës/ Arrestohet një person, nën hetim një kryeplak

Reth katër mijë bimë kanabisi janë asgjësua në një operacion antidrogë në zonat malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës.

12:55
Konfirmohet vdekja e Prigozhin, hetuesit rusë: Analizat gjenetike treguan se ishte kreu i Wagner

Yevgeny Prigozhin ka vdekur! Analizat e ADN-së konfirmojnë trupin e shefit të Wagner, mes viktimave të avionit që u rrëzua të mërkurën, sipas zyrtarëve rusë.

12:49
I vuri flakën barishteve, por u dogj dy hektarë tokë, në pranga 55-vjeçari në Dibër

Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet për zjarrvënie në Dibër.

12:32
Organizonin lojëra fati të paligjshme dhe përdornin kokainë, në kërkim dy pronarë të një lokali në Malësinë e Madhe

Dy persona janë shpallur në kërkim për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës në Malësinë e Madhe.

12:28
Artizanet e Korçës, hapin ekspozitë në Pazarin e Vjetër

Korça është e njohur për traditën e artizanatit që zonjat korçare e ruajnë ende.   

12:21
Plazhi i Kunes në Shëngjin, fundi i gushtit e gjen plot

Plazhi i Kunes vetëm pak metra larg qendrës së Shëngjinit, i rrethuar nga pishat shumëvjeçare, vitet e fundit po tërheq mjaft pushues.

12:16
Djathë prej emigrantëve/ Nga Greqia bëjnë biznes në fshatin Portëz

Spartak Kocia dhe Leonidha Hoxhaj pas 10 vitesh emigrim në shtetin grek kanë vendosur që me përvojën e fituar atje në përpunimin e qumështit të kthehen në vendlindjen e tyre në fshatin Portëz dhe kursimet e mbledhura t’i investojnë në ndërtimin e një fabrike përpunimi qumështi.

12:14
Vullnetarët e flakëve! 650 persona u janë bashkuar emergjencave civile në Elbasan

Rreth 650 vullnetarë i janë bashkuar strukturave të emergjencave civile në Bashkinë e Elbasanit për të pasur një reagim më të shpejtë në raste të fatkeqësive natyrore.

12:12
Zjarre të qëllimshme? Policia merr në ruajtje landfillet

Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarr edhe landfillit të Fierit pasditen e së shtunës.

12:07
“Për Himarën do presim gjyqin”, Rama mesazh Micotakisit: Miqtë flasin!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë të gjatë me gazetarin grek Pavlos Papadopoulos për prestigjozen “Kathimerini”, nga ku u prekën shumë çështje.

11:55
Shuhen flakët në Fier, neutralizohen vatrat edhe pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarri që përfshiu mbrëmë një parcel më barishte pranë landfillit të Fierit është vënë në kontroll.

11:31
Shpërthimi i zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 15 vatra, dy janë ende aktive

Janë shuar 15 vatra zjarri në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit.

11:21
Zjarret në Greqi jashtë kontrollit! Ndryshimi i motit nesër rrit më shumë kërcënimin, do ketë dhe përmbytje

Për të nëntën ditë vijon beteja me zjarret në Evros, me frontin kryesor në zonën e Leptokaryas.

11:13
Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

Pranë shkollës “Misto Mame” në kryeqytet, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve.

11:05
Trafik i bllokuar prej 30 minutash në Vlorë, drejtuesit e makinave fikin motorët/ Dyshohet për aksident

Trafik i rënduar në Vlorë, ku më shumë se 30 minuta makinat qëndrojë pa lëvizur nga zona e skelës deri tek tuneli.

10:52
Sulm racist në Florida, autori qëllon për vdekje tre persona, më pas vret veten

Tre persona mbetën viktimë e një sulmi që dyshohet se kishte motive racore në Florida të Shteteve të Bashkuara.

10:29
E plotë/ Rama intervistë për “Ekathimerini”, nga ekspozita në mes të Athinës te zhgënjimi i Greqisë për “Belerin”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, i cili pak ditë më parë publikoi një artikull kritikues për kryeministrin, në lidhje me çështjen “Beleri”.

10:18
Shuhet zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, ekipet zjarrfikëse monitorojnë situatën

Zjarri në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit është shuar pas punës së bërë gjatë natës nga 70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse.

10:01
Rrëzohet avioni, humbasin jetën tre marinsa në Australi

Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të avionit të tyre në veri të Australisë, thanë zyrtarët amerikanë.

09:37
Cigarja aktivizoi vatrën e zjarrit në Belsh, arrestohet autori! Mbi 15 hektarë pyje të djegura

Një person që dyshohet si autor i 15 hektarë sipërfaqe pylli të djegur në Belsh, është vënë në pranga.

09:20
Tri mënyra se si truri përmirësohet me moshën

Kultura jonë nuk është shumë pozitive me plakjen. Ne jemi të magjepsur me ata, si Jennifer Lopez dhe Tom Brady, të cilët duken të imunizuar ndaj viteve, të fiksuar pas paraqitjes rinore.

09:10
Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët rrezikojnë të mbeten pa ujë

Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit në Bulqizë ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe.

08:52
I riu plagos me thikë 25-vjeçarin në Bulqizë, lëndohet dhe familjari që hyri për t’i ndarë

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Bulqizë, pas një konflikti me një 18-vjeçar.

08:42
Milani në sulm për Taremin, dy milionë euro distancë me Porton

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe me merkaton që është në ditët e fundit, kuqezinjtë e kanë me nxitim kompletimin e repartit të avancuar.

08:35
DW: Ndikimi i madh i propagandës ruse në Serbi

Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj.

08:19
Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin! Kontrabanda nuk stepet

Përpara ishullit grek Mykonos është batuar një varkë me refugjatë. Si pasojë tre vetë humbën jetën dhe të paktën dymbëdhjetë të tjerë konsiderohen të humbur, sikurse njoftoi truproja bregdetare greke.

08:05
Diell dhe rebeshe shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Kjo e diel nis me kthjellime në të gjithë vendin, por nuk do të mungojnë gjatë ditë vranësirat, kryesisht në zonat malore.

E shtunë, 26 Gusht 2023
22:57
Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Biden

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia.

22:47
Zbulimi amerikan: Një shpërthim i qëllimshëm rrëzoi avionin e shefit të grupit Wagner

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cili autoritetet ruse thanë se ndodhej udhëheqësi grupit mercenar Wagner, i cili u lavdërua të enjten nga Vladimir Putini, megjithëse janë shtuar dyshimet se presidenti rus ishte arkitekti i atentatit.

22:36
Angli/ Babale me telefon në burg, flirtime me vajza e lojëra në TikTok

Një shqiptar, i cili vuan në burgun e Manchesterit një dënim prej 32 vitesh për vrasje, është ekspozuar si përdorues i një telefoni ilegal.

22:26
Tentohet zjarrvënie edhe pranë inceneratorit të Fierit

Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarr edhe landfillit të Fierit.

22:07
Katër astronautë, nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

21:53
Turbinat detare të energjisë së erës po vrasin balenat e delfinët, provon dokumentari në SHBA (fotot)

Qeveria amerikane thotë se shtimi i numrit të vdekjeve të balenave, delfinëve dhe cetaceanëve të tjerë në brigjet lindore të SHBA prej vitit 2016, nuk vjen nga numri i madh i turbinave industriale të erës të vendosura në det.

21:48
Pse po ngurrojnë turistët të shkojnë në Kinë?

Numri i turistëve që vizitojnë Kinën është vetëm një pjesë e vogël e nivelit që ishte përpara pandemisë së koronavirusit, megjithëse tashmë vendi është hapur plotësisht për vizitorët e huaj që në muajin mars.

21:35
Si të keni linjat perfekte të Emily Ratajkowski, tre sekretet e modeles!

Emily Ratajkowski është një nga modelet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë botën. E shquar për linjat e saj të holla, mund t’ju duket e çuditshme, por ajo nuk mban asnjë dietë. Ajo ka tri mënyra për të qëndruar gjatë gjithë kohës në formë perfekte.

21:18
Fati i grupit Wagner i paqartë, pas vdekjes së udhëheqësit të tij

Prania e Grupit Wagner shtrihet që nga vendet e lashta të Sirisë dhe deri në shkretëtirat e Afrikës Nënsahariane, duke ushtruar kështu influencën globale të Kremlinit nëpërmjet mercenarëve që akuzohen se përdorin forcë brutale dhe përfitojnë nga marrja e pasurive minerare.

21:08
Shpërthim në një pikë karburanti në Bukuresht, një i vdekur

Një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.

21:06
Stormy Daniels refuzon peshën e deklaruar nga Trump: Kurse unë jam 50kg dhe e virgjër (fotot)

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e përfshirë në një skandal seksual me ish-presidentin Trump, tha sot se nuk e beson peshën e deklaruar prej tij në arrestimin formal dje në burgun e Fulton County jail booking records attest.

20:51
Atalanta “bie” ndaj Frosinones, triumfon Monza

Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A këtë sezon dhe disfatën ia shkakton Frosinone me rezultatin 2-1.

20:20
Përfshihet nga flaket makina në Vlorë, shkak një shkëndije elektrike

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si […]

20:17
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit

Fusha e mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

20:06
“Burrneshat”/ Një film i ri kushtuar fenomenit tipik shqiptar

Shumica e kineastëve shqiptarë patjetër i kanë kushtuar një film burrneshave.

20:04
Fermerët e frutave/ Në Elbasan, prodhuesit e pjeshkës kërkojnë treg të sigurt

Pasi kaloi më shumë se 10 vite në emigrim Dinol Dervishi u kthye në fshatin e tij në Shirgjan të Elbasanit ku investoi në një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pjeshkë.

19:59
Turistët e historisë/ Në Shkodër, vizitohet kalaja, zonat historike e muzetë

Jo vetëm për bregdetin, liqenin apo malet por turistët e duan Shkodrën edhe për turizmin historiko-kulturor.

19:48
Në Durrës prenotime dhe në shtator! Plazhet janë plot, por edhe zonat historike

Edhe pse muaji gusht është drejt fundit, plazhet janë plot dhe flukset turistike vijojnë të jenë të larta. Turistët i gëzohen më së shumti turizmit social, mikpritjes shqiptare, madje dhe diellit.

19:43
Turistët e aksidentuar/ Në qendrën e vogël mjekësore në Ksamil ka fluks të shtuar

Erta Toda u diplomua së fundi si mjeke. Ajo është njëra prej dy mjekeve të qendrës shëndetësore në Ksamil dhe eksperienca se saj e parë e përballjes me

19:27
Shpëtohet gruaja e mbajtur peng, që i la shënimin alarmues në dorë kalimtarit (fotot)

Një grua në Arizona, SHBA është shpëtuar nga pengmarrësi i saj i dyshuar duke i lënë një shënim në dorën e një klienti në pikën e karburantit, i cili më pas kishte telefonuar policinë, njoftonin sot autoritetet.

19:17
Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar ku supozohet se vdiq Prigozhin

Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën shefi i grupit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e fluturakes.

19:01
Ish-presidenti Sarkozy refuzon komentet për Gadafin gjatë shpërndarjes së autografeve dhe librit (fotot)

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po jepte dje autografe duke promovuar volumin e dytë të kujtimeve të tij, teksa gjyqi i korrupsionit është shtyrë për në 2025.

18:52
​Drogë në kontejnerët e bananeve, kapen 9,4 tonë kokainë në Spanjë

Në Spanjë janë gjetur 9,4 tonë kokainë e fshehur brenda kontejnerëve me banane dhe thuhet se kjo ishte sasia më e madhe e drogës e kapur në vend deri më sot.

18:42
Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të cilën u dëmtua nuk ishte ashensor

Inspektoriati Shtetëror për Mbikqyrjen e Tregut,ka reaguar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

18:36
Lideri bjellorus thotë se ‘nuk e imagjinon dot’ që Putin të ketë vrarë Prigozhin (fotot)

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha sot se “nuk mund të imagjinojë” që Putin të jetë i përfshirë në vdekjen e krye-mercenarit Yevgeny Prigozhin, i cili besohet se vdiq në një aksident ajror.

18:31
Trajneri i Barcelonës i cilëson veprimet e Rubiales si ‘të papranueshme’

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar mbështetjen e tij të pakushtëzuar për Jenni Hermoso, teksa debati mbi puthjen e Kupës së Botës për femra po intensifikohet.

18:14
Nottingham e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë, United fiton me përmbysje

Manchester United përmbys Nottingham Forest dhe merr tre pikë të vlefshme në “Old Trafford”.

18:03
Gjykata iraniane urdhëron SHBA të paguajë $330mln dëmshpërblim për grushtin e shtetit të 1980 (fotot)

Një grusht shteti në vitin 1980 kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë së Abdolhassan Banisadr.

18:00
Balla i vendos Policisë rregulla të reja në komunikimin publik: Për çdo ngjarje Policia e Shtetit informon e para publikun

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se publiku është partneri i pazëvendësueshëm i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.

17:46
Dy avionë luftarakë të Ukrainës përplasen në perëndim të Kievit

Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir të Ukrainë, bëri të ditur Byroja Shtetërore e Hetimeve më 26 gusht.

17:26
​Thatësira zgjat për një vit kufizimin e kalimeve në Kanalin e Panamasë

Kohëzgjatja e kufizimit të kalimeve për shkak të thatësirës në Kanalin e Panamasë, që lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor, është zgjatur për një vit, njoftuan autoritetet.

17:16
Supermodelja Bella Hadid quhet ‘armike e Izraelit’ nga ministri radikal pro-kolonive të reja në Palestinë (fotot)

Hadid ka denouncuar zyrtarin izraelit Itamar Ben-Gvir kur tha se izraelitët e kolonive të reja në tokat e pushtuara kanë më shumë të drejta se palestinezët.

17:15
Publikohet lista me 388 persona të zhdukur si pasojë e zjarreve në Havai

Disa orë pasi zyrtarët e Mauit publikuan emrat e 388 personave të pagjetur pas zjarrit më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara në më shumë se një shekull, vendndodhja e disa prej tyre u bë e ditur të premten nga të afërm të tyre.

17:11
De Biasi: Giroud fenomen, Pulisic ka gjithçka i duhet “Djallit”. Napoli, Inter, Milan dhe Juve në garë për titullin

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka komentuar së fundmi situatën e Milanit.

17:04
Vogëlushja 5-vjeçare bie nga kati i pestë/ Një kalimtar e kap dhe e shpëton

Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç, për arsye ende të panjohura po ecte në parvazin e një pallati në katin e pestë. Britmat e njerëzve që e kishin pikasur ishin të kota, ajo ra dhe një i ri që po kalonte poshtë arriti ta kapte dhe ta shpëtonte nga vdekja.

16:47
Putin i bën thirrje anëtarëve të Wagner: Betohuni për besnikëri ndaj Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin, pas vdekjes së Prigozhin, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

16:43
Franca thotë se do të shpenzojë €200mln për të shkatërruar verën e tepërt në treg (fotot)

Qeveria franceze tha sot se ka caktuar 200 milionë euro për të blerë dhe shkatërruar verën e tepruar në tregje, dhe për të mbështetur prodhuesit.

16:32
I kishte mbetur edhe një muaj pas hekurave, i burgosuri në Kosovë sulmon policin dhe arratiset

Një person i burgosur në Gjilan të Kosovës ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.

16:19
Ukraina beson se do të përparojë më shpejt në frontin jugor

Shefi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark Milley tha gjatë kësaj jave se është ende herët për të vlerësuar suksesin e kundërofensivës ukrainase, megjithatë si shtoi se ajo ka arritur disa suksese me rëndësi së fundmi.

16:05
Partnerët e SHBA në Ballkan! Escobar: Vetëm ata që mbështesin BE dhe NATO-n

“Në Ballkan SHBA-të zgjedhin si partner vetëm ata që janë të përkushtuar ndaj BE-së dhe NATO-s”.

16:01
Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete/ Interpol kishte lëshuar kartelë të kuqe për të

Kapet në Santa Marta shtetasi shqiptar i njohur ndryshe si “Niko” ose “El Gordo”, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.

16:01
Zyrtari i BE-së i kërkon Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithërat

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen për drithërat, në mënyrë që të mundësohet eksporti i sigurt i drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi.

15:53
Mbi 400 migrantë shpëtohen në Mesdhe

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije.

15:51
Eksperti thotë se ‘ka zgjidhur’ misterin e trekëndëshit të Bermudës, shpjegon arsyen përse gëlltit anijet (fotot)

Sado që shumë gjëra në botë mund të duken mistike apo të komplikuara, në fund fare ka një shpjegim të thjeshtë logjik për secilën prej tyre, dhe kjo vlen edhe për trekëndëshin misterioz të Bermudës.

15:50
“Unë kam një ëndërr”/ SHBA, 60 vjet nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King Jr.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë Memorialit të Presidentit Lincoln në kryeqytetin e vendit në Uashington, për të përkujtuar 60-vjetorin e fjalimit të famshëm “I Have A Dream”, “Unë kam një ëndërr” të pastorit dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

15:41
Rrahu prindërit, policia arreston në flagrancë djalin

Dhuna në familje vijon të jetë një problem që sa vjen e rritet. Vetëm brenda një dite në qarkun e Korçës janë regjistruar tre raste dhunë, dy prej të cilave janë brenda familjes.

15:38
Biden tallet me foton e Trumpit në burg: “Djalë simpatik”!

Presidenti amerikan Joe Biden nuk e humbi rastin të vinte në lojë paraardhësin e tij, i cili me shumë gjasë mund të jetë dhe sfidanti i vet republikan në zgjedhjte presidenciale të 2024-tës.

15:22
Momentet e tmerrit kur vagoni trenit shpërthen në zjarr duke lënë 10 të vdekur në Indi (fotot)

Në pamje të tmerrshme shiheshin sot momentet kur një tren shpërthen në flakë, duke lënë të paktën 10 persona të vdekur në Indi.

15:09
Kosovarët janë të parët/ Maj-korrik, 1.5 milionë pushues erdhën nga Kosova! Të dytët, italianët

Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë.

14:50
Nën efektin e alkoolit dhe drogës, në timon! Balla kërkon ashpërsim të masave për drejtuesit e mjeteve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar ashpërsim të masave ndaj drejtuesve të automjeteve nën efektin e alkolit apo të drogës. 

14:34
Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon presidentin Rubiales

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është pezulluar nga “të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, kështu vendosi sot Komiteti Disiplinor i FIFA-s

14:32
“Lufta e yjeve”, NASA “sfidon” Indinë e Rusinë: Lëshon 4 kozmonautë nga 4 shtete!

Katër astronautë – që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin – u nisën me një raketë SpaceX drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​për fillimin e një misioni atje që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

14:25
40 vite pa fitore në San Siro, Milani i gëzohet traditës ndaj Torinos

Në premierën e Serisë A, Milan dhuroi një spektakël të bukur duke fituar me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Bolognas. Golat u shënuan nga Olivier Giroud dhe Chiristian Pulisic.

13:57
Çdo ditë, 150 pacientë në Lushnje! Viroza e stinës dhe vapa po shkakton probleme

Vala e dytë e të nxehtit që po shoqëron vendin tonë  po sjell pasoja në shëndetin e njerëzve. Në një vëzhgim që Top Channel bëri në urgjencën e spitalit të Lushnjes, numri i personave të cilët paraqiten shkon në 150 në ditë.

13:33
Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, arrestohet administratori/ Kundërshtoi policinë

Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, me inicialet Gj.K., banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.

13:19
Aksident i rëndë në Fushë Prezë! Një turist anglez përplaset me BMW

Një aksident ka ndodhur në Fushë Prezë.

13:17
Shiste lënde narkotike në qytetin e Peshkopisë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje.

13:12
Insekti që po dëmton pyjet! Pishat e zeza po shkatërrohen në Voskopojë dhe në Llogara

Pisha e zezë në vendin tonë po dëmtohet nga insekti ipssexdentatus.

13:06
Vazhdon saga Rubiales, Federata kërcënon futbollisten: Gënjeu për puthjen me zor!

Nga viktimë në e akuzuar: Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) kërcënoi me veprime ligjore kundër futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, e cila pohoi me herët se puthja në buzë që i dha presidenti i Federatës, Luis Rubiales, gjatë Kupës së Botës nuk ishte konsensuale.

13:04
“Zbrazet” Kosova, më shumë se 36 mijë qytetarë drejt Shqipërisë në 24 orët e fundit!

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”.

12:52
Juridiku shpall fituesit! Publikohet lista e kandidatëve që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë

Universiteti i Tiranës ka bërë publike listat e maturantëve fitues për vitin e ri akademik 2023- 2024.

12:36
Radhë të gjata në Merdare, emigranti s`pyet për uniformën: Rrihet me policin!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Merdarës, ku një emigrant, teksa priste në radhë për të kaluar kufirin, është konfliktuar me një pjesëtar të policisë së Kosovës.