Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Emily Ratajkowski është një nga modelet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë botën. E shquar për linjat e saj të holla, mund t’ju duket e çuditshme, por ajo nuk mban asnjë dietë. Ajo ka tri mënyra për të qëndruar gjatë gjithë kohës në formë perfekte.
Pi lëng shafrani dhe panxhari
Shafrani i Indisë, ashtu si lëngu i panxharit, përmbajnë nitrate që janë jo vetëm të dobishme për shëndetin e zemrës, por gjithashtu ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Jo vetëm që konsumimi i tyre është i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut, por mund të ndihmojë edhe në qëndrueshmëri, gjë që vjen në ndihmë gjatë ushtrimeve.
Përgatit ushqime të shëndetshme
Emilyt i pëlqen të përgatisë ushqime të shëndetshme, ndërsa në një intervistë për Elle është shprehur: Unë gatuaj shumë, kështu që me të vërtetë ndihmon. E dini se sa kripë dhe sheqer po i fusni trupit tuaj?!
I pëlqen të bëjë ushtrime në grup
Modeles i pëlqejnë aktivitetet në natyrë, si ecja dhe alpinizmi, ndërsa kur shkon në palestër, preferon ushtrimet në grup.
“Jam nga ata njerëz që nëse shkoj vetëm në palestër ka shanse 50/50 që të ushtrohem në të vërtetë. Kështu që një grup funksionon për mua”, ka thënë 32-vjeçarja.
Emily Ratajkowski arriti disi të ndërthurte tendenca të shumta në një pamje të efektshme. Më 31 maj, Emily Ratajkowski doli në New York City e veshur me një jelek korse, të frymëzuar nga veshjet e meshkujve. Po, janë dy trende në një copë, por modelja 31-vjeçare nuk ia doli. Ajo e kombinoi look-un me një palë pantallona të gjera, një gjerdan të viteve ’90 dhe atlete të thjeshta të bardha.
Top Channel