Spartak Kocia dhe Leonidha Hoxhaj pas 10 vitesh emigrim në shtetin grek kanë vendosur që me përvojën e fituar atje në përpunimin e qumështit të kthehen në vendlindjen e tyre në fshatin Portëz dhe kursimet e mbledhura t’i investojnë në ndërtimin e një fabrike përpunimi qumështi.

Me profesion kimist dhe një përvoje 10-vjeçare, Leonidha prodhon djathin feta, i cili kërkohet nga konsumatorët.

“Kemi filluar një investim të vogël, me kalimin e kohës e kemi rritur. Problemet nuk mbarojnë, por këtë vit ishte prodhim i mbarë”, thotë Spartak Kocia, përpunues qumështi.

Produktet e dy vëllezërve të tyre kanë gjetur treg pothuajse në të gjithë vendin. Ata përpunojnë rreth 5 mijë litra qumësht në ditë.

“Ne punojmë vetëm me qumësht bio. Fillojmë që nga fshatrat e Vlorës deri në Fier. Më shumë punojmë me djathin feta, sepse kemi punuar edhe në Greqi me këtë lloj djathi”.

Por dy vëllezërit duan ta zgjerojnë aktivitetin e tyre, ndaj kërkojnë të mbështeten me fonde nga Ministria e Bujqësisë.

Top Channel