Plazhi i Kunes vetëm pak metra larg qendrës së Shëngjinit, i rrethuar nga pishat shumëvjeçare, vitet e fundit po tërheq mjaft pushues.

Ky plazh më shumë frekuentohet nga vendasit, por nuk mungojnë as pushuesit nga Kosova, të cilët improvizojnë vetë çadra për të kaluar disa ditë pushimi.

Kostot më të ulëta, duket se mbeten arsyeja kryesore, se përse pushuesit e zgjedhin.

“Është mirë vetëm se varet prej nesh ta mbajmë pastër. Pishat i shfrytëzojmë, ka hije të mjaftueshme dhe rëra është e mirë”.

“Është për t’u pëlqyer sepse ka një rregull dhe qetësi të paparë. Pisha ka gjelbërimin e vetë, gjë e bukur. Do rri deri në 20 ditë”.

“Ky është një vend i shkëlqyeshëm, është dhuratë e Zotit që na i ka dhënë për ta shijuar”, janë shprehur disa pushues.

Për shkak të hapësirave publike, pastërtisë dhe bukurisë që ofron, aty ku natyra përqafohet me bregdetin, plazhi i Kunes këtë vit është kthyer një nga destinacionet kryesore të Shëngjinit.

 

Top Channel