Një aksident ka ndodhur në Fushë Prezë.

Një mjet tip BMW e bardhë, me drejtues shtetasin D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një shtetas anglez.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, ndërkaq shtetasi anglez me inicialet C. Ch., 61-vjeç, ka mbetur i plagosur. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, 61-vjeçari merret me barrelë nga ekipi mjekësor i ambulancës dhe dërgohet menjëherë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel