E shtunë, 07 Tetor 2023
19:43
BE dënon sulmet e Hamasit, Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmet e Hamasit në Izrael duke deklaruar që shteti izraelit ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përballë sulmeve “të tilla të dhunshme”.

19:29
Sara Hoxha sqaron njohjen me Ledrin, kur lindën ndjenjat mes tyre

Sara Hoxha, në “S’e Luan Topi”, ka sqaruar njëherë e mirë njohjen me bashkëshortin e saj, Ledri Vula.

19:27
Mitingu i opozitës shpërndahet me gaz lotsjellës, pa paralajmërim në Madagascar (fotot)

Policia në Madagascar ka shpërndarë brutalisht një miting të opozitës në kryeqytetin Antananarivo, duke lëshuar gaz lotsjellës ndaj rivalëve të presidentit aktual Andry Rajoelina. “Të gjithë kandidatët u bombarduan me gaz lotsjellës,” tha kandidati presidencial opozitar Hajo Andrianainarivelo në konferencën e shtypit pas mitingut.

19:11
Sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës! Një autobus përfundon në komisariatin e Lezhës, 5 tifozë në spital

Një sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës ka ndodhur në Reps të Mirditës, pranë një pikë karburanti.

18:56
Burri shtrohet në spital nga mushkëria vetëm një muaj pasi tymosi cigare elektrike (fotot)

Një i ri britanik që kishte nisur të tymoste prej vetëm një muaji aparatet, u dërgua me urgjencë në spital prej dështimit të mushkërisë.

18:55
Çfarë ndodhi me Ledrin? Sara Hoxha rrëfehet në “S’e Luan Topi”: E vërteta “e sherrit” me Dafina Zeqirin

Sara Hoxha ka rrëfyer për herë të parë në “S’e Luan Topi” për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe bashkëshortit Ledri Vula me këngëtaren Dafina Zeqiri.

18:38
Dëmtoi me mjet prerës një adoleshent, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari.

18:27
Tre persona të plagosur nga shpërthimi në Nagorno-Karabakh u dërguan në Bullgari

Bullgaria po ndihmon tre persona të plagosur në një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

18:13
I ke bërë sfidë Edi Ramës në stilin e artit/ Ilir Paço ‘jam më transparent’

Në ditën e fundit të ekspozitës së tij personale ‘Presioni i Lirisë’ në sallonin e kryeminsitrisë Ilir Paço u rikthye në emisionin “Artkand” me Jetona Koçibellin, ku ai ka bërë debutin e parë si artist me dy vepra.

18:07
Kolumbia kërkon ndjesë për 19 civilë të vrarë nga ushtria me akuza të rreme ‘rebelimi’ (fotot)

Ministri kolumbian i mbrojtjes Ivan Velasquez i ka kërkuar dje ndjesë familjeve të 19 civilëve të vrarë nga ushtria e vendit me arsye të rreme, per skandalin ku besohet se mijëra njerëz janë vrare te etiketuar si ‘rebelë FARC’.

17:58
“Mëkat që vrava peshkun”! Kristin e zë deti. Ja ku fle gjumë nga lodhja…

Kristi Gongo gjatë realizimit të episodit të pestë të emisionit “Punë pa teka” tregon se peshkatarët përjetojnë ekstreme përgjatë lundrimit, qetësinë me orë të tëra në pritje të kapin peshkun dhe vrullin e punës kur e realizojnë atë…

17:43
Peshkimi që nuk pritej! Çfarë solli rrjeta veç peshqve që shokoi Kristin?

Kristi Gongo vazhdon aventurën me “Punë pa Teka”, këtë herë në det.

17:38
Kurti: Dua sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret nga Brukseli të emërtojë dhe dënojë çdo shkelje që Serbia ka bërë, duke u bazuar në traktatin që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në shkurt të këtij viti në mënyrë që të kthehet rruga e zbatimit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

17:29
Kampet e të pastrehëve detyrojnë mbylljen e barit historik në Kolorado (fotot)

Një nga baret më të vjetër ‘LGBT’ në Denver, kryeqytetin e shtetit amerikan të Kolorado, është mbyllur dje pasi ishte “mbytur” nga kampet e të pastrehëve që kanë mbushur qytetin.

17:15
Kosova dënon sulmet kundër Izraelit

Institucionet e Kosovës kanë dënuar sulmet e fundit të grupit palestinez Hamas ndaj Izraelit. Dhjetëra persona u vranë dhe qindra u plagosën që nga mëngjesi i së premtes në sulmet me raketa nga Rripi i Gazës.

17:00
Mega-vila e manjatit rus kritik të Putin, shkatërrohet nga zjarri, pak pas rinovimit në Angli (fotot)

Vila luksoze e një milioneri rus që kishte vdekur në mënyrë misterioze pasi ishte distancuar nga Putin, është djegur tashmë e tëra nga flakë të papritura që e përfshinë një javë më parë.

16:57
Policia greke publikon foton e “skifterit” shqiptar/ Kërkon viktima të tjera të vjedhjeve të tij

Policia greke ka publikuar të dhënat dhe foton e Mateo Sinanllari atësia Pasho dhe mëmësia Roza i datëlindjes 30 nëntor 1994.

16:54
Tottenham fiton me 10 lojtarë në transfertë dhe merr kryesimin e Premier League

Tottenham triumfoi në transfertë ndaj Luton me shifrat 0-1.

16:44
Guvernatori Sejko vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Kosovës! Në fokus bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka kryer një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”, të organizuar në Prishtinë, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

16:26
Zjarr në magazinën e një mobilerie në Fushë Krujë

Një zjarr ka përfshirë magazinën e një mobilerie në Fushë Krujë.

16:22
Ju keni ‘syrin e një shqiponje’ nëse dalloni vajzën e fshehur mes flamengove në pellg brenda 10 sekondash (fotot)

Ju mund të keni inteligjencën apo aftësitë mbrojtësi heroik plazhi nëse mund të gjeni vajzën e vogël të fshehur mes tufës së flamengove.

16:19
198 palestinezë të vrarë dhe 1,610 të plagosur/ Gjeneralmajori i ushtrisë së Izraelit: Hamasi ka hapur dyert e ferrit

Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza të shtunën, me 1,610 të plagosur, raporton Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza. 

16:14
U rrëzua nga pema, ndërron jetë një person në Korçë

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një pemë arre.

16:03
Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshe të vdiste nga uria: “U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë”

Tragjedia e Dianës, 18 muajshe, e braktisur e vetme për gjashtë ditë në Milano është rasti më ekstrem që ka tronditur gjithë Italinë. 

15:57
Fotot/ Sa kushtoi veshja e Bora Zemanit në hapjen e spektaklit të “Dancing With The Stars”?

Fustani i kuq i Bora Zemanit tërhoqi vëmendjen natën e parë të “Dancing With The Stars”, ndërsa moderonte në krah Eno Popit.

15:42
Deputeti britanik filmohet duke spiunuar e kërcënuar qiraxhien që kërkon të dëbojë nga shtëpia (fotot)

Deputeti britanik i konservatorëve në pushtet Gary Streeter është regjistruar duke thyer kamerat e shtëpisë që ka dhënë me qera, pasi përpiqet të dëbojë prej saj gruan që banon aty.

15:40
Shpërthen lufta në Izrael/ Të paktën 40 izraelitë të vdekur! Netanyahu: Jemi në luftë! Urdhërova mobilizimin e gjerë të rezervistëve

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi është “në luftë” pas sulmit të befasishëm nga Hamasi të shtunën herët në mëngjes.

15:36
Plazh në tetor, qytetarët shijojnë temperaturat e larta në bregdetin e Divjakës

Moti me diell dhe temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të mbushura me pushues plazhet e bregdetit shqiptar.

15:23
Të dielën votohet në Greqi/ 9.7 milionë grekë janë thirrur të zgjedhin drejtuesit vendorë

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare rreth 9.7 milion grekë të regjistruar në listat zgjedhore u drejtohen këtë të diel përsëri kutive të votimit në mbi 22000 qendra, kësaj herë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.

15:20
Protesta e punonjësve të fasonerive/ Fier, nuk marrin pagat, i kërkojnë prokurorisë të hetojë

70 gra e vajza, punëtorë të një fasonerie kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyrë abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhe prej dy muaj e 10 ditë.

15:11
Plazhi i tetorit/ Bregdeti i Vlorës plot me pushues vendas dhe të huaj

Moti me temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të  mbushura me pushues plazhet e Vlorës, ku mund të gjesh turistë të huaj por edhe vendas.

15:04
Shkodra e “bandave”/ Formacionet muzikore pushtojnë rrugët e qytetit të mbushura me vizitorë të huaj

Shkodra, qyteti ku u krijua orkestra e parë frymore në Shqipëri, u bë mikpritëse e takimit ndërkombëtar të bandave frymore.

14:44
Analisti spanjoll skaner situatës së vendeve që kërkojnë integrimin në BE: Nga të gjithë kandidatët, Shqipëria është vendi që e ka më të lehtë

Çdo vend aspirant është në një pikë të ndryshme në procesin e anëtarësimit.

14:40
Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm, dhjetëra të vdekur

Një tërmet prej 6.3 shkallësh të Rihterit ka goditur perëndimin e Afganistanit, duke vrarë 14 persona dhe plagosur 78 të tjerë, tha një zyrtar, përderisa ka paralajmërime se numri i viktimave të rritet për shkak se është raportuar për rrëshqitje të dheut dhe për njerëz që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

14:38
Presidenti Begaj: Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.

14:35
Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën/ Detajet e rënda nga dosja e Rrajave, dhunuan me pistoletë e shkopa bejsbolli Jashar dhe Bilbil Majën

Top Channel ka siguruar dosjen e Rrajave, të cilët plagosën Jashar dhe Bilbil Majën gjatë një konflikti në Borizanë të Fushë-Krujës.

14:11
Rusia bërthamore, frikë reale: SHBA paralajmëron Moksën për tërheqjen nga Traktati!

Shtetet e Bashkuara e kritikuan ashpër njoftimin se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore.

14:00
Rama dënon sulmin e Hamasit në Izrael: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në orët e para të kësaj të shtune.

13:58
Osmani: Serbia shkeli marrëveshjen e normalizimit, Perëndimi ta ndëshkojë!

Me sulmin e Banjskë në 24 shtator, Serbia, sipas presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve,e  për këtë arsye, duhet mbajë përgjegjësi.

13:44
Banorët e Izraelit të tmerruar, militantët po hyjnë në shtëpitë e tyre

Hamasi lëshoi me mijëra raketa e përpos kësaj, dërgoi edhe nga toka me dhjetëra luftëtarë përtej kufirit të fortifikuar, në një shfaqje masive të forcës që e gjeti Izraelin të papërgatitur.

13:31
Vuçiç: Radojçiç, jo mik i imi, por bashkëpunëtor i afërt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për Sky News se Millan Radojçiç nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

13:24
Korçë/ 36 vjeçari arrestohet për posedim të lëndëve narkotike

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë një 36 vjeçar që kishte në posedim lëndës narkotike.

13:20
Bota dënon sulmet masive me raketa të Hamasit

Pas sulmeve masive me raketa kundër Izraelit ka reaguar Gjermania. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar sulmet e Hamasit radikal-islamik kundër Izraelit. “Lajme tmerruese na mbërrijnë sot nga #Israel. Goditjet me raketa nga Gaza dhe shkallëzimi i dhunës na trondisin thellësisht.

13:16
Veliaj pret ish-kampionin e shahut, Garry Kasparov: Tirana, një derë dhe zemër e hapur për ju

Për herë të parë, Shqipëria është vendi pritës i Kupës Europiane të Shahut, eventi prestigjioz më i rëndësishëm në Evropë, i cili ka sjellë në vendin tonë edhe legjendën botërore të shahut, ish-kampionin Garry Kasparov. Kasparov u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi atij “Çelësin e Qytetit”.

13:12
Shkencëtarët kanë krijuar ‘etilenin ekologjik’ një nga përbërësit më të përdorur në botë

Përdoret në çdo gjë, nga shampoja te paketimet ushqimore, por etileni petrokimik është ultra karbon intensiv. Tani, një ekip në universitetin më të lartë të Kanadasë po krijon një alternativë të qëndrueshme

13:02
Sulme nga toka, deti dhe ajri/ Militantët nga Hamasi hynë në Izrael përmes Gazës

Militantët nga Hamasi hynë në Izrael nga Gaza nga toka, nga deti dhe nga ajri, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), zëdhënësi i DF, nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë të shtunën. Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në vendet: Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë […]

12:35
Kampionati Evropian i Shahut/ Po zhvillohet prej 8 ditësh në Durrës

Sot ul siparin Champions League, apo kupa e klubeve europiane të shahut që u zhvillua prej më se 8 ditësh në qytetin e Durrësit.

12:18
Sfida e rrezikshme e deodorantëve/ Adoleshentët po dëmtojnë veten për një video në TikTok

“Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.

12:16
Turizmi, s’ka të ndalur! Tetori sjell shumë të huaj, më së shumti italianë

Turq, izraelitë, austriak, gjerman, spanjoll… shumë turistë gjen rrugëve të kryeqytetit edhe në muajin tetor, megjithatë ata që duket se e kanë zaptuar Shqipërinë janë italianët.

12:15
Turistët “zbulojnë” Elbasanin/ Kalaja në mes të qytetit tërheq më shumë vizitorë

Shqipëria vazhdon të presë qindra e mijëra turistë. Çdo ditë në qendër të qytetit të Elbasanit qëndrojnë me dhjetëra autobusë me turistë nga vende të ndryshme të botës.

11:56
Shqiptarët mendojnë se sulmi terrorist do t’i përshkallëzojë tensionet Kosovë-Serbi

Qytetarët shqiptarë mendojnë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit do t’i përshkallëzojë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas sondazhit të publikuar në faqen e Top Channel pyetjes: A mendoni se sulmi terrorist në veri të Kosovës do t’i përshkallëzojë tensionet Kosovë-Serbi?  

11:27
Sylvinho: I lumtur me lojtarët e mi, kam një grup shumë cilësor, presim vizitat mjekësore të Ismajlit

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.

10:59
Profesori i Oksfordit, Dimitar Bechev: Vuçiç u kap në befasi nga sulmi i fundit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u kap në befasi nga sulmi i fundit në Kosovë dhe tani po përpiqet të rimarrë iniciativën dhe kontrollin, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, dhe të kufizojë dëmin e shkaktuar, tha për Radion Evropa e Lirë, Dimitar Bechev, profesor në Universitetin e Oksfordit.

10:41
Vinin baste sportive përmes celularit, vihen në pranga dy persona

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen celularët që përdornin për këtë veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

10:29
Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovë ndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit që synojnë destabilizimin e shtetit më të ri të Evropës.

10:17
Senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

Lideri i Senatit amerikan, Chuck Schumer, ka arritur në Kinë më 7 tetor së bashku me një delegacion të senatorëve republikanë dhe demokratë.

09:46
Situata e tensionuar në Izrael, MEPJ: Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga këto sulme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.

09:33
“350 lekë copa”! 15-vjeçari përfundon në spital pas konsumimit të tullumbaces me azot/ Vihen në pranga tre persona në Fier

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier.

09:11
Militantët e Hamasit sulm masiv në Izrael

Ushtria e Izraelit tha se po godiste zona të Hamasit në Gaza pas një breshërie intensive të sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit, që kishin për shënjestër zona në jug të Izraelit.

09:07
“Tensioni po rritet në Prishtinë”, Drake përmend Kosovën në këngën e fundit

Këngëtari Drake disa orë më parë ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Polar Opposites”, pjesë e albumit “For All The Dogs”.

08:56
Vijon megaoperacioni “Tempulli”/ Vihen në pranga dy persona, shpërndanin drogë afër shkollave

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë vijimit të operacionit “Tempulli” , pasi shisnin drogë afër shkollave.

08:50
Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në “Flasim” me Ramën: Formula e suksesit është flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes

Bashkëbisedimi i radhës në episodin e katërt të sezonit të dytë në “Flasim” me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka qenë me sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

08:35
Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën

Është e rëndësishme që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të hetohet nga një ekip ndërkombëtar, ashtu siç kërkon Kosova, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga […]

08:21
Lista e Zvicrës për ndeshjet e tetorit, Xhaka dhe Shaqiri të pazëvendësueshëm

Izraeli dhe Bjellorusia do të jenë kundërshtarët e radhës të Zvicrës në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

08:10
DW: Berlini e Brukseli, Serbia të hetojë sulmin në Kosovë

Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfere pajtuese në rajon dhe përmirësimi i performancës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve.

08:01
Parashikimi i motit/ E shtunë me diell, kur nisin vranësirat?

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

01:02
“Unë do të të puth në çdo puntatë”, komenti i Ina Kollçakut pas performancës

Performanca e Ina Kollçakut dhe partnerit të saj Eltionit u komentua mes batutash nga juria e “Dancing With The Stars.”

00:40
Atletet e kryeministrit Rama “sfidojnë” paktin e emigrantëve, tërheqin vëmendjen gjatë Samitit në Spanjë (Foto)

Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama nuk ka mbetur as këtë herë pa u komentuar, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granadë të Spanjës.

00:35
Dancing With The Stars/ Atalanta Kërçyku, më e votuara e episodit të parë, shkëlqeu me një tango plot ndjenjë

Moderatorja Atalanta Kërçyku është më e votuara e episodit të parë, ndërsa shkëlqeu me një tango të fuqishme  krah partnerit të saj Luixhino.

00:13
“Dancing With The Stars”/ Nata e parë e spektaklit të kërcimit në Top Channel

Nisi mbrëmjen e kësaj të premte spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”.

00:06
Skëndërbeu gati për Laçin/ Korçarët do kërkojnë fitoren këtë të dielën

Skënderbu do të luaj këtë të dielë në transfertë me Laçin, ku do të kërkojë marrjen e një tjetër rezultati pozitiv.

E premte, 06 Tetor 2023
23:58
“Jeta si një lojë shahu”/ Rrëfimi i kampionit të botës në shah, Garry Kasparov

Shahisti i mirënjohur, Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese.

23:49
Takimi i akademikëve në Prishtinë, pjesmarrës nga Shqipëria dhe Kosova

Akademitë e shkencave të Kosovës e Shqipërisë kanë shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve.

23:44
“Harmonike dhe super profesionale”/ Performanca e Sara Karajt në Dancing With The Stars, fut Ilir Shaqirin në mendime

Sara Karaj dhe partneri i saj Erind kanë ardhur aq lehtë si një pupël në një Vals Vienez, duke shkëlqyer në performancën e tyre të parë në “Dancing With The Stars.”

23:33
Dancing With The Stars/ Ronaldo i puth dorën e Olta Gixharit: Sot do më japësh një 10

Ronaldo dhe Frenki kanë ardhur me një Samba në Dancing With The Stars.

23:30
Si në përrallë, Arnita Beqiraj më sensuale se kurrë gjatë performancës në “Dancing With The Stars”

Skena e Dancing With The Stars u kthye në një vend përrallash gjatë përformancës së regjisores Arnita Beqirajt dhe parterit të saj Enit.

23:20
Performanca e Vis Pupës provokon të qeshura! Iliri: Kjo salca jote mirë, problemi është tenxherja

Aktori i njohur Elvis Pupa dhe partnerja e tij Jora performuan në Dancing With The Stars me një Salsa. Por komentet e jurisë ishin më epiket e episodit të parë.

23:15
E veshur me të kuqe/ Juliana Nura dhe partneri i saj Dion ndezin skenën e “Dancing with The Stars“

Juliana Nura dhe partneri i saj Dion e ndezën skenën e “Dancing with The Stars”.

23:05
Xhoda “djeg” skenën e Dancing With The Stars! Eno Popi i puth tullën, sa fat i solli në këtë kërcim të parë Irgen Çelës

Aktori i humorit, Irgen Çela ka “djegur” skenën e Dancing With The Stars në një Charleston me partneren e tij Joana.

23:01
Fifi dhe Graciano shkëlqejnë në Cha Cha! Olta e impresionuar: Ti kërcen si diva! Iliri: Prisja vetëm një gjë nga ty, të luaje belin

Fifi dhe Graciano kanë shkëlqyer në një Cha Cha Cha, si performancë të parë në Dancing With The Stars.

23:00
Emocione dhe kritika/ Nisi rrugëtimin spektakli më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With the Stars”! Zbuloni si mund të votoni të preferuarin tuaj

Plot emocione dhe kritika është shoqëruar nata e parë e spektaklit më të madh të kërcimit “Dancing With the Stars” në ekranin e Top Channel.

22:57
Sara Hoxha, fituesja e sezonit të parë, rikthehet me një super performancë të kolonës zanore të filmit në “Në kuadër të dashurisë”

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

22:37
“Yjeeee”/ Maestro surprizon jurinë! Olta: Më mirë se kaq nuk do të shoh! Iliri: Të këndoja edhe unë siç kërcen ti

Maestro Armaldo Kllogjeri mezi e priste të ngjitej në skenën e “Dancing With The Stars” me partneren e tij Marianën, për të kërcyer si një latino i vërtetë.

22:34
“Sfidë për të gjithë”, Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk po duket aspak mirë

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”, kështu u shpreh Miroslav Lajçak gjatë Forumit 2BS në Budva.

22:20
Performanca e Roerd Toçes lë “gojë hapur” Olta Gixharin: Je një aktor shumë i bukur dhe partneren e ke një bombë

Roerd Toçe dhe Ensa shkelin për herë të parë skenën e “Dancing With The Stars” me një Rumba.

22:17
Luiz Ejlli performon kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë” në skenën e “Dancing With The Stars”

Luiz Ejlli ka performuar ekskluizivisht në skenën e “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, këngën “Pa ty”.

22:09
Kupa e Botës “Saudi 2034”/ Rama reagim në platformën “X”: Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në platformën “X’, njoftoi se vendi ynë mbështet me kënaqësi ofertën e Kupës së Botës “Saudi 2034”.

22:02
Në kuadër të Procesit të Berlinit/ Takimi Gerapetritis-Rama, diskutime për marrëdhëniet mes dy vendeve

Pas vizitës së tij në Tiranë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis në një deklaratë për mediat ka theksuar se gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe homologun e tij shqiptar Igli Hasani ka diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve.

21:52
Me shalqi Lushnje me vete, Saimir Korreshi i çudit të gjithë gjatë performancës në “Dancing With The Stars”

Shalqirin e Lushnjës, deputeti Saimir Korreshi e kishte marrë me vete edhe në skenën e “Dancing With The Stars.”

21:50
Incidenti në skenë “përplas” jurinë! Iliri për performancën e Enxhi Nasufit: Arti nuk do lëvizje të tepërta!

Enxhi Nasufi dhe Silvester e shkelën pistën e “Dancing With The Stars”, si çifti i tretë i VIP-ave me një kontemporane.

21:46
Ish-keçistja amerikane shpallet ‘rrezik për shoqërinë’ teksa pret burgun pas spirales së degradimit (fotot)

Dikur e njohur me emrin e spektaklit Tammy ‘Sunny’ Sytch, keçistja e programit të ‘zbavitjes masive’ Hall of Famer në SHBA, është deklaruar dje nga gjykata ‘rrezik për shoqërinë’ pas dënimit për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të automjetit nën influencën e alkoolit.

21:43
“Ishe i ngrirë në disa momente”, Sardi Strugaj merr kritikat e para në “Dancing With The Stars”

Këngëtari Sardi Strugaj përformoi një samba me partneren e tij Erisa në skenën e “Dancing With The Stars”.

21:30
“Dancing With the Stars”/ Eni dhe Odeta çelin sezonin me një tango të zjarrtë! Sa “zemërgjerë” u tregua Ilir Shaqiri

“Dancing With the Stars” – spektakli më popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC, vjen ekskluzivisht për një sezon të dytë në Top Channel.

21:14
Komentuesi i njohur italian vdes papritur nga ataku kardiak në moshën 40 vjeçare, para 3 fëmijëve (fotot)

Një nga kometuesit më të njohur të rrjetit në Itali, Lorenzo Delle Femmine ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare nganjë atak kardiak teksa luante me fëmijët e tij.

20:58
“Jeta si një lojë shahu”/ Kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov promovon librin në shqip, në ambientet e Piramidës

Kampioni botëror i shahut, shkrimtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Garry Kasparov ndodhet në një vizitë në Tiranë, në kuadër të promovimit të librit të tij “Jeta si një lojë shahu”.

20:46
Lexuesi jashtë shtetit faturonte afrofe, qytetarja debitore me 1.2 milion lekë

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi, e cila ankohet se figuron debitore në OSHEE ndërkohë që ka kryer të gjitha pagesat.

20:36
Suedia shqyron opsionet për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Suedia po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë – por jo derisa të pranohet në NATO.

20:21
Tre shqiptarë shënojnë në derbin e “shqiponjave” në Kroaci, ishi i Egnatias jep asist

Derbi i “shqiptarëve” në kampionatin kroat, mes Slaven Belupo dhe Varazdin u fitua nga vendasit.

20:11
Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë, sulmet shkatërrojnë çdo gjë! 52 viktima brenda 24 orëve

Dita e dytë e sulmeve rezultoi fatale për Ukrainën, pasi shpërthimet me raketa i morën jetën një 10-vjeçari dhe gjyshes së tij, teksa la të paktën 28 persona të tjerë të plagosur.

20:10
Tensionet SHBA-Kinë, Biden konfirmon një takim të mundshëm me Xi në San Francisko

Udhëheqësi i SHBA, Joe Biden tha se një takim me presidentin kinez Xi Jinping në San Francisko muajin e ardhshëm është një “mundësi”.