Netanyahu: Grupet e të drejtave të njeriut po mbyllin një sy ndaj përdhunimeve nga Hamasi

06/12/2023 09:50

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar grupet e të drejtave të njeriut se kanë mbyllur një sy ndaj përdhunimeve që Izraeli thotë se janë kryer nga Hamasi gjatë masakrës së 7 tetorit.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, kryeministri izraelit akuzoi komunitetin ndërkombëtar për minimizimin e sulmeve dhe madje edhe injorimin e tyre. Netanyahu tha se pret që “të gjithë udhëheqësit e civilizuar, qeveritë, kombet të flasin kundër kësaj mizorie”.

“Unë u them organizatave të të drejtave të grave, organizatave të të drejtave të njeriut, ju keni dëgjuar për përdhunimin e grave izraelite, mizoritë e tmerrshme, gjymtimin seksual – ku dreqin jeni?”– tha Netanyahu.

Presidenti amerikan Joe Biden i quajti raportet e dhunës seksuale “të tmerrshme” dhe i kërkoi botës të dënojë përgjegjësit e dhunës ndaj personave që “rrëfejnë për raste të paimagjinueshme”. Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në Boston, Biden i bëri thirrje botës që të dënojë aktet e Hamasit “pa ekuivokim” dhe “pa përjashtim”.

Top Channel