Bebe Rexha e pandalshme, Spotify publikon statistika të mahnitshme për këngëtaren

05/12/2023 20:54
US singer Bebe Rexha arrives to attend the annual amfAR Cinema Against AIDS Cannes Gala at the Hotel du Cap-Eden-Roc in Cap d'Antibes, southern France, on the sidelines of the 76th Cannes Film Festival, on May 25, 2023. (Photo by Stefano Rellandini / AFP)

Platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar statistikat vjetore të dëgjimeve dhe transmetimeve të muzikës.

Listën e kryesoi Taylor Swift, ndërsa pritej që artistja të merrte kurorën. Në mesin e artistëve më të dëgjuar të vitit, janë edhe shqiptaret e famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shifrat e jashtëzakonshme të dëgjimeve që ka arritur gjatë vitit.

Këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë brenda vitit, nga 161 milionë dëgjues, me plot 78 milionë orë të harxhuara në këngët e saj nga fansat prej 184 vendeve të botës.

Shumica e këtyre dëgjimeve vijnë nga albumi i saj i tretë në karrierë, i titulluar“Bebe” të cilin ajo e publikoi gjatë vitit 2023, pjesë e të cilit është edhe hiti “I’m Good (Blue)”.

E lumtur për këtë sukses, 34-vjeçarja i falënderoi fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme, nën premtimin se do të jetë shumë aktive edhe në vitin 2023.

Top Channel