Një 21-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Vlorë.
Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, gara vazhdon të jetë tepër e ngushtë mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Parandalohet një atentat i mundshëm në fshatin Gjeç Fushë të Tiranës falë shërbimeve të policisë.
Përvojat e pakëndshme nga mandati i parë i Trumpit janë ende të pranishme në NATO. Frika nga një mandat tjetër brenda aleancës është e madhe. Çfarë mund të ndodhë?
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscho.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit e cila u hap një ditë më parë.
Gardh i trashë hekuri i zi, detektorë metalikë dhe roje të armatosura të sigurisë.
Një punonjës i sondazhit në Gjeorgia u arrestua për postimin e një letre kërcënuese – që dyshohet se synonte kolegët e tij.
Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ironizon shkrimet për dorëheqjen e tij nga detyra, pas paraqitjes në SPAK dhe se tashmë është nën hetim.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar “fuqishëm” furnizimin e Rusisë me armë dhe forca speciale nga Koreja e Veriut, për ta ndihmuar Kremlinin në “luftën e tij të jashtëligjshme” kundër Ukrainës.
Pano Soko, ekspert ekonomie, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ku diskutimi ishte rreth pensioneve, ka bërë një krahasim të pensioneve dhe çmimeve në vitin 2013 dhe 2023.
Në një temë kryesore të ditëve të fundit, pensionet, dy pensionistë kanë shprehur ankesat e tyre dhe realitetin që jetojnë në studion e Top Story.
Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story se 4.1% nuk është rritje e pensioneve, por indeksim që përmes tij duan të ruajnë fuqinë blerëse të pensionit.
Pensionet në vendin tonë ishte tema e trajtuar këtë mbrëmje në Top Story.
Më shumë se njëzet lloje pesticidesh që përdoren në bujqësi janë identifikuar sot si faktorë të kancerit të prostatës, zbulon një studim i fundit në SHBA.
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin një nga çiftet më të përfolur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 3, të cilët arritën të shkonin deri në finalen e madhe.
Mësohet se rreth orës 20:30, një person i dehur në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit, ku goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.
Nikki Haley, kundërshtarja e fundit e Trump në zgjedhjet republikane, tregoi mbështetjen e saj për ish-presidentit përsëri në një shkrim në Wall Street Journal të dielën.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti.
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një qytetari nga fshati Babunjë i Divjakës, i cili është hetuar dhe i është sekuestruar makina për protestën e opozitës në datën 29 tetor 2024.
Në një nga fjalimet e saj të fundit për votuesit e Pensilvanisë këtë pasdite, Kamala Harris ka shmangur edhe një herë përmendjen e emrit të kundërshtarit të saj, Donald Trump.
Gardhe të mëdhenj po ngrihen në Uashington DC, ku Kamala Harris dhe ekipi i saj do të kalojnë natën e së martës në Universitetin Howard, duke parë rezultatet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që zhvendosen për të jetuar në Tiranë që të rezervojnë online dhomën në konviktet e “Qytetit Studenti”.
Gripi i shpendëve apo virusi H5N1 i cili u konstatua në disa pula oborri në Mezes të Tiranës, tanimë është izoluar dhe fatmirësisht asnjë banor nuk rezultoi i infektuar me këtë virus.
Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan janë vënë në pranga për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në një tubim në Michigan, senatori JD Vance tha se udhëheqësit, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris, kanë dështuar të bëjnë punën e tyre në ekonomi për komunitete si Flint.
SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e 21 janarit dhe që u deleguan në fashikull nga prokuroria e kryeqytetit.
Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2025.
Aktivistë pro-palestinezë hynë sot me forcë në zyrat e federatës franceze të futbollit në Paris për të protestuar ndaj caktimit të ndeshjes mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit më 14 nëntor.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga ura e Kukësit.
Një 18 vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë pasditen e sotme në Fier.
Gjatë tubimit të tij të fundit në shtetin e fushëbetejës së Karolinës së Veriut, ish-presidenti Donlad Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta zgjedhin atë, duke përsëritur pretendime për ndërhyrje në zgjedhje dhe duke mbjellë terrenin për të hedhur dyshime mbi rezultatin e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Shkrimtari franko-algjerian Kamel Daoud, ka marrë çmimin më të lartë letrar të vendit Goncourt, për romanin e tij “Houris” fokusuar në luftën civile të Algjerisë mes qeverisë dhe stabilimentit islamik në vitet 1990, njoftonin organizatorët.
Xhorxhia ishte në qendër të pretendimeve për mashtrim të votave në vitin 2020, gjë që solli trazira.
Joe Biden mungon dukshëm në fushatën e fundit të demokratëve.
Tre kryebashkiakë pro-Kurd janë shkarkuar sot në qytete lindore të Turqisë, për lidhje të supozuara me militantët.
Avokatët e Elon Musk argumentuan në gjykatë të hënën se dhurata e tij prej 1 milion dollarësh për votuesit nuk është një lotari dhe thanë se super PAC nuk e zgjedh fituesit rastësisht.
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë.
Në një fushatë kontrolli e monitorimi në stil “Big Brother”, qeveria e Macron thotë se kërkon të mbajë nën kontroll opinionin e publikut për politikat e qeverisë, ngjarjet aktuale dhe organizimin e protestave të mundshme, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe përpunimin e të dhënave personale.
Miliona amerikanë kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë, dhe miliona të tjerë do të votojnë ditën e zgjedhjeve.
Baltasar Ebang Engonga, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Hetimit Financiar të Guinesë Ekuatoriale (ANIF), është aktualisht në qendër të një skandali të madh seksual pasi autoritetet zbuluan qindra video me kontent seksual.
Mediat iraniane njoftonin se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar nga zyrtarët e burgut Dizelabad në Kermanshah, Arvin Ghahremani (i njohur gjithashtu si Nathaniel), një iranian hebre, i dënuar me vdekje për një konflikt të rëndë.
Donald Trump ka marrë fjalën në Raleigh, Karolina e Veriut dhe ka shpallur një politikë të re.
Modelja australiane Kanika Batra-Matheson ka treguar së fundmi në rrjet si është jeta për “një sociopate”.
Këtë të hënë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të përdhunimit të të miturave.
Është shoqëruar me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit.
Vetëm një ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ku do të mësohet se kush prej Donald Trump apo Kamala Harris do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.
Partia Demokratike e Shqipërisë në një deklaratë pas masakrës në Shkodër ku humbën jetën katër persona, ka propozuar sërish ngritjen e një Komisioni Parlamentar të së vërtetës.
Pensilvania është një nga shtatë shtetet që do të vendosin zgjedhjet.
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat shtete të pavendosura që mund të jetë përcaktuese për fituesin e garës presidenciale.
Presidentja moldave pro-evroiane Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara të së dielës, që konsideroheshin si një zgjedhje e orientimit të vendit ose nga Evropa ose Rusia.
Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë rezultatin e nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale.
44 vjeçarja Anna Gorelkina kishte përfunduar procedurën e reduktimit të gjoksit e barkut me një kirurg të njohur rus në Shën Petersburg, por më vonë humbi ndjenjat e vdiq.
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.
Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në Selanik.
Samuele Poggi ka lënë para dy vitesh Piacenzën e Italisë për të studiuar instrumentin e kornos në auditoret e Universitetit të Arteve në Tiranë.
Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe ku futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonist me gola dhe jo vetëm, në sukseset e klubeve të tyre.
Po nxitojnë për të marrë pjese në mësim dhe për të përvetësuar dije sidomos në gjuhën angleze, pasi ato u shërbejnë edhe në tokën e largët të Amerikës.
Një autobus i tejmbushur me rreth 60 pasagjerë ka dalë sot papritur nga rruga duke rënë në humnerë rreth 40 metra të thellë në veri të Indisë.
Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhet konfirmojnë se hendeku në parashikimin e votave midis Kamala Harris dhe Donald Trump, është shumë i ngushtë.
Kandidati republikan Donald Trump ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mabhen më datë 5 nëntor.
Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua projektbuxheti i vitit 2025. Në këtë komision Partia Demokratike vendosi që të mos marrë pjesë, i vetmi opozitar në këtë mbledhje ishe Dashamir Shehi.
Qendrat e votimit në SHBA kanë forcuar masat e tyre të sigurisë këtë vit, duke parashikuar dhunën e mundshme bazuar në përvojën që nga viti 2020 dhe gjatë një rritjeje të vazhdueshme të kërcënimeve dhe ngacmimeve të fokusuara ndaj punonjësve të zgjedhjeve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas ekstradimit të rusit Igor Kokunov.
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhet konfirmojnë se hendeku në parashikimin e votave midis Kamala Harris dhe Donald Trump, është shumë i ngushtë.
Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi.
Një oficer i mbrojtjes izraelite, IDF, është arrestuar si pjesë e hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara (sekrete) nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më pak një ditë larg.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, duke iu referuar të dhënave nga ERUOSTAT.
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë.
Agjencia e lajmeve Reuters ka përgatitur një listë të njerëzve që Donald Trump ka sugjeruar se do t’i hetonte ose ndiqte penalisht nëse rizgjidhet për një mandat të dytë presidencial (duke humbur një përpjekje për rizgjedhje në vitin 2020 kundër Joe Biden, një rezultat që ai ende pretendon gabimisht se ishte manipuluar kundër tij.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dha pretencën për Talo Çelën, i përfshirë në vjedhjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.
Një 60-vjeçar ka dëgjuar të shtëna pak pas mesnatës, e më pas ka bërë denoncimin.
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë për qytetarët.
Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi përplasi dy të mitur që lëviznin me motor.
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për mandatin Vullnet Sinajt.
Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur.
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të hëne.
Partia Demokratike nuk ka një qëndrim nëse do të vijojë me mosbindjen civile apo do të rikthehet në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Berisha: Qeveria dorëzoi këto ditë në parlament buxhetin për vitin 2025. Ky buxhet në total prej 8.2 miliardë euro është buxheti më i madh dhe që në pamje të parë duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë. Por, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen paradoksal. Rritja e përvitshme e buxhetit gjer pothuajse […]
Ushtria izraelite tha më 4 nëntor se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Diellorët është rubrika me e re e emisionit “E Diell”, që bën bashkë të gjithë familjen në ekranin e Top Channel. Protagonistët e vetëm do të jenë fëmiijët dhe pjesë e programit mund të bëhet çdo vajzë e djalë nga mosha 4-12 vjeç.
Në Gjirokastër funksionon që prej Majit të këtij viti një muze modest kushtuar Musine Kokalarit.
30 punime në pikturë, skulpturë, karikature dhe qeramike do të qëndrojnë të hapura në Vlorë në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit.
Zbardhen detaje nga masakra në Dobraç të Shkodrës, pak ditë më parë ku humbën jetën katër persona.
Turizmi në vendin tonë nuk po njeh më stinë.
Për shkak të motit të thatë dhe të ngrohtë ka nisur përgatitja e tokës për mbjelljen e grurit.
Pas fjalimit të tij në takimin me diasporën shqiptare në Selanik, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në një konferencë të shkurtër shtypi edhe mediave vendase që kanë qenë të interesuara sidomos për çështjen e pronave në Himarë.
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2025.
Partia e Lirisë i është drejtuar me një kërkesë kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.
Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me shumicë kurde, të cilët i akuzon për terrorizëm.
Vetëm deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili po merr pjesë në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check Up -in.
Demokrati Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu duke iu drejtuar pensionistëve.