08:00
Akuza Serbisë nga Washingtoni. Gërvalla: Kërcënim për Kosovën e rajonin, është satelit rus
Nga Uashingtoni ku ishte pjesë e një tryeze diskutimi në Institutin “Hadson” mbi shqetësimet e rajonit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, akuzoi Serbinë se është kthyer në satelit të Rusisë dhe Kinës, por edhe Iranit, duke u kthyer kështu një një kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit.