04/12 21:30
Komisioni hetimor për sterilizimin dhe chek-up kishte thirrur këtë të martë ministren aktuale të shëndetësisë, Albana Koçiu, për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me dy koncesionet dhe pretendimet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzime.
Deputetja e PD Emilia Koliqi dhe Petrit Vasili i Partisë së Lirisë kërkuan përgjigje për mbifaturim për chek-up dhe analiza të pakryera njëkohësisht dhe penalizim të mjekëve.
Tanimë, kur dy koncesioneve po u vjen fundi, Petrit Vasili kërkoi përgjigje nëse do te vijojnë.
Top Channel