Diskutimi i buxhetit, socialistët diskutojnë shifrat e dokumentit të paraqitur nga qeveria

05/11/2024 15:24

Komisionet Parlamentare për të dytën ditë vijuan diskutimet për projekt buxhetin 2025.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në mungesë të deputetëve të opozitës, oponencën dhe sugjerimet për ndryshime në shtyllën sociale të buxhetit i adresoi socialisti Erion Brace.

“Pensione të pa mjaftueshme, ndihma ekonomike e pamjaftueshme, invialiditeti, rimbursimi ilaçeve i pamjaftueshëm. A mund të korrigjohen këto?”, tha Braçe.

Petrit Malaj ministër i financave, nevojës së shprehur për korrigjime të shprehura prej Erion Braces ia la derën të hapur.

“Patjetër ti shikojmë skemat sociale për të adresuar nevojat e përfituesve.  Në këtë projekt buxhet 40 milion euro më shumë për shëndetësinë, 64 milion euro më shumë për arsimin dhe 100 milion euro më shumë për mbrojtjen sociale”, tha Malaj.

Top Channel